ZHDUKJA E QËLLIMSHME E PASURISË ARKEOLOGJIKE TË KOSOVÊS

Nga Prof.Dr.Naser FERRI

Kurshumli Hani ne Shkup është ndertesë e periudhës osmane e ndërtuar në shek.XV/XVI. Ishte karavansaraj, apo bujtinë, përdhesa e të cilit ishte e destinuar për kuaj ndërsa kati për fjetje të njerëzve.

Pas krijimit të Jugosllavisë më 1918 Shkupi ishte bërë kryeqendër e Banovinës së Vardarit dhe në Kurshumli Han deri në vitin 1941 ishin bartur disa dhjetëra monumentesh  epigrafike dhe skulptura antike nga Kaçaniku, Ulpiana, Prishtina,  Municipiumi Dardanorum, Mitrovics, Gjilani, Prizreni, Peja.

Pas Luftës së -II- Botërore kur Kurshumli Hani ishte bërë pjesë e Muzeut të Maqedonisë,  Kosova as qe kishte tentuar ta rikthej këtë pasuri arkeologjike, ndërsa  pas pavarësimit  të Maqedonisë Kurshumli Hani është rinovuar dhe monumentet nga Kosova janë zhdukur qëllimisht pa gjurmë në mënyrë misterioze dhe asnjë nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës nuk ka reagua.