Askush nuk e ka prekur fundin e oqeanit në pikën më të ulët.
Por është Viktor Vescovo, amerikani me prejardhje shqiptare, që do të provoj të zhytet më së thelli në ujë, 11 mijë metra.
E për ta provuar sfidën, zhytësi që ka vendosur flamurin kuq e zi me shqiponjën dy krenare në krahun e djathtë, po bën përgatitjen e fundit.
Më pas, hyri në kuvertë, e u lëshua për ta filluar eksplorimin e Oqeanit Paqësor.
Koordinatat po i merr nga komanda.
Pas lundrimit të gjatë, gjenden hiq më pak se 11 mijë metra nën ujë.
Gëzimi nuk mund të përshkruhet nga ekuipazhi që po e mbështeste nga lartësia.

Këtu Vescovo po sheh diçka që rrallë herë syri i njeriut mund të zë.
Por, edhe plastikë e mbeturina të dëmshme për gjallesat.

E pasi e arriti një rekord, zhytësi me prejardhje shqiptare doli i ngazëllyer.
Zhytësi tha se ajo çka kishte parë në thellësi, ishte përvoja më e mirë jetësore.

53 vjeçari që është biznesmen në fushën e teknologjisë informative, eksplorimin e parë e kishte nisur në vitin 2018, e tani u bë personi i parë që preku thellësinë e Oqeanit Atlantik.