Nga burimet e portalit “Plava e Gucia Sot” jemi informuar se gjatë 5 ditëve të fundit, kanë qenë mbi 15 intervenime të ekipeve zjarrefikëse per shuarjen dhe parandalimin e shpërndarjes së ketij zjarri potencialisht te rrezikshem.
Sipas burimeve të njëjta, organet kompetente të Komunës së Gucisë kanë kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga instancat më të larta shtetërore qofte nga ajri qoftë edhe tokësore, nga Drejtoria e mbrojtjes dhe shpëtimit, por fatkeqsisht nuk u është ofruar gjë tjetër pos sygjerimeve.