Zt. Qazim Dedushaj zgjedhet kryetar i Fondacionit Plavë Guci

Fondacioni Plave Guci ka mbajtur kuvendin e ri zgjedhor me datën 14 Nëntor 2021, me ç’rast zgjodhi kryesinë e re te kësaj shoqate. Me datën 28 Nentor antaret e zgjedhur nga ky Kuvend zgjodhën kryetarin e ri te shoqates me mandat dy vjeçar. Ne dy vitet e ardhshme bazuar ne statutin e Fondacionit Plave Guci zt Qazim Dedushaj do i prije shoqates tone Plave Guciase me veprimtari ne SHBA. Zt Dedushaj eshte aktivist i shquar i komunitetit Plave Gucias dhe afarist i suksesshëm ne New York. Modestia dhe humanizmi i treguar gjatë dekadave karakterizojnë personalitetin e tij, duke qene pjesëmarrës ne çdo nisme dhe akcion për te mirën e trevës tonë dhe aspektin kombëtar pa dallim. Redaksia e portalit tonë zt. Dedushajt i dëshirojmë suksese ne ketë angazhim te tij te radhës me shprese se te arrij qe Shoqatën Plave Guciase ta reformon, ta orienton dhe ta avancon, ne vizionin e misionin kombëtar dhe human, duke qene kompatibile ne qasje dhe veprim, me rrethanat e kohës, dhe duke qene folé e përbashkët e Plave Guciasve pa dallim, me fokus tek rinia jonë qe te rinjtë tanë shoqatën tone ta perceptojnë, ta ndiejnë e ta konsiderojnë si folé bashkimi e ure lidhëse me vendlindjen dhe rrënjët e origjinës. Natyrisht që edhe ndihma e komunitetit tonë nuk do të mungon si gjithmonë. Ketë e shpresojmë dhe urojmë! Kryetarit dhe anëtarëve të rinj të kryesisë së Fondacionit Plava e Gucia i urojmë punë të palodhshme dhe rezultate të dukshme. Ju priftë e mbara në misionin Tuaj!