💚 Malësia e Hotit – nji përjetim që s’harrohet


Nga Nexha Gjema

Krejt çka mundem me thanë, është se na mahniti Malësia e Hotit.

Nuk ishte veç nji vizitë, por nji përjetim i thellë që t’len pa fjalë:

Bukuri natyrore, mikpritje prej zemre, rranjë të lashta që flasin me gurë, me kangë, me emna fisnikë e me histori që s’ka mbarim.

Hoti i Kujit, ose siç i thonë ndryshe Hoti i Plavës, ndodhet në juglindje të liqenit të Plavës. Qysh më 1330, ky vend i fisit të lashtë përmendet si “Mali i Hotënve” – për gjakun, besën e burrninë që e ka dhanë brez pas brezi.

Hoti asht nji fis historik, pjesë e Malësisë së Madhe – krahina që sot asht e ndamë mes Malit të Zi e Shqipnisë.

Po kufijtë s’mujnë me nda shpirtin – shqiptaria jeton e rreh fort n’këto troje.

💜 Kaltrina Hoti – bija që e ktheu dritën n’fshat

Kaltrina Hoti – bijĂ« e kĂ«saj toke, krijuese me shpirt t’madh – na la pa fjalĂ« me fjalĂ«n, poezinĂ«, penĂ«n, pikturĂ«n e dashninĂ« e saj t’pakufishme pĂ«r MalĂ«sinĂ«.

Ajo, bashkë me Cenë Haxhajn (vëllau i saj), me Ilirin, Ibron e të tjerë, na e shpalosën Hotin me nji përkushtim që s’blehet me kurgja.

Kaltrina e ka lanë Amerikën, jo për me u kthye veç me mall, por me mision: me e gëzue Malësin e me i tregue se kurr nuk do harrohet kjo tokë.

Gjithashtu, misioni tjetĂ«r i saj ishte me e hapĂ« GalerinĂ« e Hotit, me e kthy artin nĂ« frymĂ«, me e lidhĂ« MalĂ«sinĂ« me kulturĂ«n, me dashninĂ«, me vetveten. Me ngritĂ« zanin e MalĂ«sorit…

Ajo tha vetë:

“Kur komuna nuk na ndihmon, na e ndihmojmë vetën – me shpirt, me ngulm e me dritë.”

Arriti me u përballue me shumë sfida, deri sa e solli elektrikën, asfaltin e tani edhe internetin në Malësi.

E njëjtë si Kaltrina, edhe Ibër Hoti, e ka kthye shtëpinë e vet në shtëpi të kulturës.

Atje mblidhen të rij, artistë, shkrimtarë, dashamirë – me e majtë gjallë frymën e Malësisë, gjuhën, historinë e krenarinë.

Në mungesë të institucioneve, ata po e mbajnë gjallë Hotin me shpirt.

CenĂ« Haxhaj nuk Ă«shtĂ« veç dĂ«shmi e burrnisĂ« – po zani i atyne mĂ«rgimtarĂ«ve qĂ« nuk i la as toka, as gjaku, as e vĂ«rteta me ndejt duarkryq. Ai la AmerikĂ«n pĂ«r me marrĂ« pushkĂ«n pĂ«r KosovĂ«n 

Ai ishte pjesë e Batalionit Atlantiku, bashkë me shumë të tjerë nga Plava, Gucia e diaspora shqiptare në SHBA – që lanë jetën e qetë, mundësitë, e rehatinë, për me u kthye me armë në dorë, në tokën që i thirri gjaku.

Jo për dekorata.

Jo për tituj.

Por për me dhanë krejt çka kishin – edhe jetën, nëse duhej – për Kosovën.

…

Hotjanët…Një tokë që flet – e nji popull që s’dorëzohet

Në çdo cep të Hotit ndihen gjurmët e brezave: bajraktarë, martirë, vëllazni që lindën fise, gojëdhana që s’harrohen kurrë.

Këtu jeta ka ecë krahas pushkës, penës e lahutës.

Kisha e Shën Mëhillit dëshmon për lashtësinë, e legjendat e Martirëve të Flamurit tuj e mbajtë të gjallë ndërgjegjen.

Malësorët kurr nuk dorëzohen

As Perandoria Osmane s’i theu kurr.

As mbretënit serb.

As shteti i sotëm që i sheh si pakicë në tokën që e kanë mbrojtë me jetë.

Ata nuk e harrojnë flamurin që u ngrit mbi Bratilë.

Nuk e harrojnë këngën, lahutën, pushkën e penën.

Kaltrina, Ibri, Cena dhe Iliri, si dhe gjithë bijtë e bijat e Malësisë – janë zani që nuk hesht.

💚 Zani i Hotit – thirrje për krejt neve

Ata nuk lypin mëshirë.

Veç kujtesë. Dëgjim. Vetëdije dhe respekt.

Presin me e ndje Shqipnia që n’at cep të harruem – ende ka shqiptarë që nuk janë të lirë.

đź”´ A e ndien Hotin Shqipni & KosovĂ«? 

Ai tĂ« thĂ«rret n’heshtje…

Në Plavë dhe Guci, shqiptarët përbëjnë mbi 10% të popullsisë.

Por sot e kĂ«saj dite, nĂ« shtetin e Malit tĂ« Zi, malsorĂ«t shqiptarĂ« pĂ«rballen me padrejtĂ«si: 

As nuk i përmend kush.

As nuk i respekton kush.

As gjuhën nuk ua njeh shteti.

Asnjë polic kufitar shqiptar.

Asnjë kryetar komune që i përfaqëson.

Asnjë institucion me emër shqip.

Asnjë tabelë, asnjë program, asnjë konkurs publik në gjuhën e tyne. Shqiptarët përjashtohen në heshtje nga gjithçka. Përderisa përgjatë rrugës Kosovë -Plavë, shpalosen flamuj të Rusisë e Serbisë…

Një dhimbje. Një turp.

Koha me thanë MJAFT

Shqiptarët e Malësisë nuk janë të ardhun. Janë zot të tokës së vet.

Nuk lypin as mëshirë, as lëmoshë – po të drejtë, barazi, dinjitet.

E nëse shteti nuk ua jep – atëherë duhet me kërku bashkë.

Sepse padrejtësia që u bahet atyne – godet krejt kombin.

…….

Kur e len Hotin, të mbetet nji dhimbje:

Malsori t’pret me bukĂ« e kripĂ«, po n’sy i sheh mallin – mallin pĂ«r lirinĂ« qĂ« s’e ka pasĂ« kurrĂ« tĂ« plotĂ«. 

Mallin pĂ«r shqipĂ«tarĂ«t qĂ« po e lĂ«shojnĂ« çdo ditĂ« e mĂ« shumĂ« kĂ«tĂ« tokĂ«…

Mallin pĂ«r vizitĂ«n e çdo shqiptari, qĂ« i bie ndĂ«rmend se egzistojnĂ«…

Na u duk sikur koha ndali pak…

E Hoti s’të len veç me foto – të len me mall, me dhimbje të bukur në zemër. Nëse s’je rritë aty, e don prej gjaku. E nëse ke prejardhje andej – s’ka kush që t’ndan prej saj.

—————-

Ne link mund te gjeni posrimin e znj Gjema dhe foto nga vizita e saj ne Hot te Plaves: KLIKO NĂ‹ LINK

https://www.facebook.com/share/1B9X4LYaQ3/?mibextid=wwXIfr