Ambasadorja e Shqipërisë viziton Shkollën Fillore “Hajro Shahmanoviq” në Plavë, dhuron abetare për nxënësit e klasës së dytë

Plavë – Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë zhvilloi sot një vizitë në Shkollën Fillore “Hajro Shahmanoviq” në Plavë, ku dhuroi abetare për nxënësit e klasës së dytë.

Lajmi është bërë i ditur nga mësimdhënësja e kësaj shkolle, znj. Verë Hakaj, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook. Sipas saj, ky donacion përbën një mbështetje të rëndësishme për nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe.

“Ambasadorja e Shqipërisë sot vizitoi shkollën fillore ‘Hajro Shahmanoviq’ në Plavë, duke bërë donacion abetare për klasën e dytë. Ju faleminderit, zonjë e nderuar!”, ka shkruar znj. Hakaj në njoftimin e saj.

Ky gjest është vlerësuar si një kontribut i rëndësishëm në mbështetje të arsimit në gjuhën shqipe dhe në forcimin e lidhjeve kulturore e arsimore me Shqipërinë.

Redaksia e Portalit Plava e Gucia Sot vlerëson çdo iniciativë që ndihmon zhvillimin e arsimit dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në trevat tona.