Të nderuar familjarë, miq dhe dashamirë,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, më 29 qershor 2025, në Mitrovicë, ndërroi jetë i dashuri ynë
EMIN (FETAH) FERRI,
në moshën 73-vjeçare.
I ndjeri Emini ishte stërnipi i Jakup Ferrit dhe nipi i Omer Ferrit, një trashëgimtar i denjë i vlerave dhe emrit të ndritur të familjes Ferri.
Ceremonia mortore do të zhvillohet nesër, më 30 qershor 2025, në varrezat e qytetit të Mitrovicës.
Të pikëlluar thellë për këtë humbje janë familja Ferri dhe mbarë farefisi nga Mitrovica, Prishtina, Peja, Tirana, Durrësi, Stambolli, Izmiri, Plava, Gucia dhe diaspora.
Ngushëllimet për gra pranohen në banesën e familjes Ferri në Mitrovicë (Rr. Ferat Dragaj), për burra në lokalin e familjes Dedinja (afër postës) më datat 1 dhe 2 korrik.
🙏 Ngushëllimet më të sinqerta për familjen FERRI i shpreh edhe portali Plava e Gucia Sot.
Qoftë i lehtë dheu i Mitrovicës për Eminin e ndjerë.