Intervistë ekskluzive me zt Deli Balidemaj, deputetin e parë shqiptar në parlamentin e Bavarisë së Epërme, Gjermani


I nderuar zt Deli Balidemaj na thuani sa kohë keni që jeni në Gjermani, dhe cila është biografia e juaj ?

Në Gjermani -Mynih jetoj që nga viti 1998, përndryshe  unë kam përfunduar studimet në Fakultetin Teknik – Dega e Elektroteknikës në Prishtinë. Si shumë intelektualë të rinj te kohës  që për arsye politike nuk patëm mundësi të punësimit dhe ushtrimit të profesionit, u detyrova ta lëshoj Kosovën dhe të migrojë në Gjermani.

Rruga e integrimit ishte me shumë sakrifica dhe shumë e vështirë, por me punë intensive arrita të integrohesha në jetën shoqërore, politike dhe profesionale në shtetin gjerman.

Ne vitin 2001 arrita te Specializoj/Magjistroj ne lëmin e Informatikës .

Prej vitit 2002  punoj në Ministrin e Arsimit -Drejtoratin e Mynihut. Këtu menaxhoj mbrojtjen e Sistemit Arsimor nga sulmet Kibernetike.

Me politik merrem prej vitit 2010 në partin e Gjelbërt (Die Grünen)

Prej Vitit 2013 jam zgjedhur Nënkryetar i dyte si dhe përgjegjës për Integrime në Asamblenë/Këshillin e rrethit München-Milbertshofen Am Hart, Komuna ku edhe jetoj me Familje.

Me 14 Tetor 2018 arrita te zgjidhëm Deputet i drejtpërdrejt në Parlamentin e Bavarisë së Epërme me mandat pese vjeçar.

Jam i martuar dhe kam dy djem -Diamantin 18 vjeçar (Student dhe Këngëtar) dhe Drenin 14 vjeçar (Gjimnazist).

Jam lindur më 27 Korrik të vitit 1967 në Martinaj,sot komuna e Gucisë .

Çka ju shtyri të merreni me politik dhe sa i vështir ishte inkorporomi ytë në politikën gjermane ?

Duke parë dhe përjetuar padrejtësi të ndryshme në shoqëri, u detyrova ta marr ketë hap. Vlerësoj se Integrimi në një shoqëri nuk është i plot poqese nuk arrihet edhe integrimi Politik.

Në shumë kompani, veçanërisht në sektorin publik, te huajt shpesh ndeshen me pengesa dhe rezerva, në vend se thjesht të merret si një kualifikim shtesë shumëgjuhësia dhe sfondi i migrimit ata hasin në pengesa.  Ndërsa sa i përket  integrimit, politika është të sigurojë mundësi të barabarta dhe pjesëmarrje të barabartë. Shoqëria gjermane me të drejtë pret prej emigrantëve ta japin kontributin e tyre. Për këtë duhet të ofrohet mbështetje e mjaftueshme. Diversiteti kulturor duhet të shihet si pasurim edukativo-kulturor. Integrimi do të ketë sukses vetëm nëse njerëzit janë perceptuar nga sfonde të ndryshme kulturore si dhe nëse kemi përvetësuar një kulturë të tolerancës dhe njohjes. Të gjitha këto mund të realizohen vetëm me pjesëmarrje aktive në politikë dhe duke qenë pjesë e sistemit të qeverisjes.  Deliu aspiron dhe dëshiron të jetë një shëmbull për brezat e rinj.

Si i huaj ne politiken Gjermane është vështir por me punë dhe përkushtim arrihen edhe sukseset.

 Cila janë përfitimet i diasporës tone me qasjen tuaj direket ne politikbërjen gjermane  ?

Përfitimet janë të shumta:

Unë angazhohem për barazinë dhe pjesëmarrjen e Diasporës/emigrantëve në nivel arsimor, shoqëror dhe politik. Emigrantët janë tri herë më të prekur nga varfëria sesa mesatarja e popullatës së përgjithshme. Emigrantët janë dukshëm më shumë të papunë sesa popullata e përgjithshme. Këtu po angazhohem që gjërat të ndryshojnë në mënyrë që të gjithë njerëzit të kenë një shans/mundësi. Për mua drejtësia sociale është një çështje kyçe politike. Ne kemi nevojë për një politikë të drejtë të integrimit. Duhet të kemi programe të qëlluara në mënyrë që të arrijmë tek ajo klasë popullore që ka nevojë. Në shëndetësi dhe në institucione të përkujdesjes është e rëndësishme për të siguruar mundësi që u përshtaten nevojave të veçanta të Diasporës/emigrantëve duke marrë parasysh natyrën specifike të kulturës së tyre. Shumëgjuhësia ka filluar te shifet si Kualifikim shtesë.

T’i ndryshoj gjërat rrënjësisht si individ me siguri se nuk është e lehtë, por ne bashkëpunim me Diasporën tone kërkesat e komunitetit tim  do t’i përcjell në institucionet vendimmarrëse dhe do te angazhohem ne realizimin e tyre. Synimi im është integrimi i plote i shqiptarëve.

Tani Shqiptarët kanë zërin+ e tyre ne qarqet qeveritare.

Si ambientlist që jeni, si e sheh gjendjen ne këtë fushë në Plave Guci, pas skandaleve të shkaktuara nga organet shtetërore përmes tenderve për minihidrocentrale dhe vendosjes se deponisë pa kurrfarë kriteri ekologjik pran fshatit Martinaj gjegjësisht vendlindjes tuaj ?

     Pyetja është shumë e qëlluar dhe e një rëndësie të veçantë për Plavën, Gucinë dhe posaçërisht fshatin tim të lindjes Martinaj. Para disa viteve kur protestohej kundër këtyre vendimeve antishqiptare kontaktova grupin protestues respektivisht Naim Prelvukaj përmes Facebookut dhe e luta të ma bëjnë një përshkrim të problemeve dhe unë desha përmes një mikeshës time ta paraqes këtë problem në Parlamentin Evropian  “si stimulon regjimi i Mal të Zi shpërnguljen e Shqiptarëe e”. Përgjigje nuk morra kurrë.

Duhet thënë se regjimi pa bashkëpunëtor nga brenda nuk mund ta realizonte një gjë të tillë.

Nga aspekti i ambientit vendimet e tilla Janë në kundërshtim me ligjet për mbrojtjen e mjedisit – e Plava dhe Gucia janë të deklaruara si të tilla.

 Cili është mesazhi i juaj për bashkëvendësit ne Plave Guci dhe Diasporë ?

Më shumë dashuri, besim dhe respekt ndaj njëri tjetrit.më shumë vullnet për dijen, kulturën dhe sportin, më shumë vlerësim të të arriturave kolektive,shumë më shumë bashkëpunim të sinqert në nivelet politike, më shumë barazi gjinore, më pak xhelozi e armiqësi me njëri tjetrin, bashkoni potencialin shkencor/profesional, kulturor dhe bisnesor  ne qëllime primare te përbashkëta.

 Si mërgimtar sa ja arrin te ruash kontaktet me rrënjët e origjinës tuaj dhe sa ke arrit qe ne mërgim te kesh sukses ne këtë aspekt ?

Falë rrjeteve sociale tentoj të komunikoj/bashkëpunoj dhe të mbaj kontakte me të gjithë vendasit kudo që jetojnë dhe veprojnë.

Bashkëpunimi i tillë rezulton në thellimin e lidhjeve më të ngushta mes meje dhe vendaseve si dhe shkëmbimin e ideve  dhe projekteve ne te mirën e përgjithshme. Ky bashkëpunim dhe kontakt ndihmon në avancimin mes nesh dhe lidhjeve me Atdheun.

Duke pasur parasysh mundësit teknike bashkëpunimi mund te ishte edhe me i ngushtë nga te gjithë neve.

Esad GJONBALAJ

/Plava e Gucia Sot

5 Janar 2019


plavaeguciasot.com

plavaeguciasot.com

plavaeguciasot.com