Partia e presidentit Millo Gjukanoviq, PDS paralajmëron fitore të sigurt në zgjedhjet lokale në Tuz

Zgjedhjet në Tuz: PDS njofton fitoren e sigurte në zgjedhjet lokale në Tuz , të cilat mbahen me 3 mars> Ne këto zgjedhje pritet të marrin pjesë partitë qytetare , ato nacionale shqiptare dhe Partia Boshnjake. Sipas njoftimeve paraprake, Partia Demokratike e Socialistëve në këto zgjedhje do të marrë pjesë e vetme, pasi sipas zyrtarit të tyre Nikollë Gegaj, fitorja e tyre është e sigurtë. E njëjta pritet edhe nga Socialdemokratët dhe Partia Boshnjake, por vendimin këto dy parti do ta sjellin pas përfundimit të periudhës së festave. Nga partitë shqiptare, Alternativa dhe Lidhja Demokratike do të dalin në koalicion , kurse nga UDSH akoma nuk ka sinjale në lidhje me këtë çështje. Në zgjedhje pjesëmarrjen e ka njoftuar edhe Lidhja Liberale, e cila në seancën e Kuvendit votoi kundër ndryshimeve të ligjit për rendin publik, çka do të mundësonte përdorimin e lirë të flamurit shqiptar. Habit fakti se si vallë ne Tuz me rreth 65% te përbërjes se popullsisë shqipatr te mos ngadhënjen partitë shqiptare.