Të nderuar qytetarë,
Ju informojmë se ditën e nesërme, më 07.08.2025, do të zhvillohen punime riparuese në urën që të çon drejt pikës kufitare Gercar.
đź•• Oraret e punimeve:
Nga ora 06:00 deri në ora 13:00.
🚗 Gjatë kësaj kohe mund të ketë vonesa prej 20–30 minutash, për shkak të pritjes së mjeteve që do të lejohen të kalojnë në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.
Këto ndërhyrje janë pjesë e përmirësimeve infrastrukturore për të garantuar sigurinë dhe funksionimin optimal të rrugës.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Me respekt,
Njësia Administrative Kelmend
Administratorja: Florida Peraj