Kosova dhe zgjedhjet amerikane

E ardhmja e Republikës së Kosovës duhet dhe mund tëpërcaktohet vetëm nga shumica e popullit të saj Agim Aliçkaj          Zgjedhjet amerikane këtë vit filluan në motin shumë tëftohtë të shtetit të Iowa-s.  Këto zgjedhje tregojnë të jenë shumë tëvështira dhe të çuditshme, demokratike por jo krejt normale. Amerika është vendi i çudirave, ku gjithçka është e mundur.          Askush nuk e di se kush do të fitojë këtë herë.         Partia Demokratike, pasi presidenti Biden u tërhoq nga garapër shkak të problemeve serioze të moshës, ka emëruarzëvendëspresidenten Kamala Harris si kandidaten e saj përPresident. Ajo është një femër minoritare, relativisht e panjohurnë krahasim me Trump dhe konsiderohet shumë liberale.          Kandidati i partisë republikane, ish-presidenti Trump, gati80 vjeç, i dënuar për 34 vepra penale, është i ndërlikuar dhe ipaparashikueshëm. Ai refuzoi të pranonte zgjedhjet e humbura tëvitit 2020, gjë që i shtyu mbështetësit e tij të sulmonin Tempulline demokracisë – Capitol Hill. Sistemi demokratik amerikanmbizotëroi.          Janë disa çështje që ndikojnë në vendimin e shtetasveamerikanë se për kë do të votojnë, si situata ekonomike, emigracioni, të drejtat riprodhuese, marrëdhëniet me jashtë, etj. Por këtë herë duket se votuesit do të vendosin më shumë kundërsesa për kandidatin. Premtimet boshe, gënjeshtrat dhe mungesa e mirësjelljes janë shqetësuese. Ndarja dhe urrejtja ndajkundërshtarëve politikë ka arritur kulmin.         Mbështetësit e kandidatit Trump mendojnë se politikat e administratës Biden, veçanërisht imigracioni jashtë kontrollit, poshkatërrojnë Amerikën. Ata të zonjës Harris e konsiderojnë zotinTrump si të paqëndrueshëm mendor dhe të rrezikshëm me tendenca diktatoriale, që mund të shkatërrojë demokracinëamerikane.          Mbështetësit më të fortë të zëvendëspresidentes Harris janëgratë, disa pakica dhe republikanët të pakënaqur me sjelljen e ish-presidentit Trump. Ndërsa, përkrahja më e madhe për Trump vjennga nacionalistët, konservatorët ekstremë, izolacionistët dheburrat, veçanërisht ata të një moshe më të re që besojnë se diktatura ofron forcë dhe siguri.           Republikanët parimorë, ish-zëvendëspresidenti Mike Pence, Liz Cheney, Mitt Romney dhe qindra të tjerë janë veçanërisht tërëndësishëm. Ata janë të ofenduar nga sjelljet e ish-PresidentitTrump, e fajësojnë atë për nxitjen e sulmit të 6 janarit të 21 janaritnë Capitol Hill dhe e konsiderojnë atë një rrezik për partinë e tyredhe demokracinë amerikane. Ata shpresojnë se humbja e Trump do ta kthejë partinë republikane në rrugën e ish-presidentit tëfamshëm Ronald Reagan.          Zgjedhjet amerikane kanë rëndësi të veçantë për Kosovëndhe kombin shqiptar. Amerika e ka ndihmuar krijimin e shtetit tëKosovës dhe është e interesuar ta mbrojë atë si një projekthistorik humanitar dhe strategjik. Mirëpo mbështetja amerikanepër Kosovën mund të ndryshojë në intensitet dhe formë, varësishtnga problemet botërore dhe interesat gjeopolitike të administratësaktuale.           Administrata e ish-presidentit Donald Trump nuk bëri gjëqenësore për Kosovën, përveç njohjes së pavarësisë nga Izraelipër interesa të veta dhe të Izraelit. Emisari Richard Grenell u korruptua tërësisht nga regjimi fashist serb dhe tentoi bashkë me opozitën ta shkatërrojë demokracinë e Kosovës, ta ndajë ose ta kthejë  Kosovën nën sqetullën e Serbisë përmes Marrëveshjes përnormalizim ekonomik.          As administrata e Presidentit Biden nuk pati ndonjë suksesnë zgjidhjen e konfliktit me Serbinë. Kjo vjen si befasi, sepse aipersonalisht konsiderohet si një përkrahës i madh i Kosovës dhenjë kritik i ashpër i gjenocidit serb në Bosnje dhe Kosovë.        …

Lexo më shumë