LAJM MORTOR NGA FAMILJA NOVAJ

Me zemër të thyer njoftojmë shokët, miqtë dhe dashamirët se sot, më datë 7 Tetor 2024, në moshën 82-vjeçare, ndërroi jetë në Pejë i dashuri ynë:

REXHEP HAXHI NOVAJ
Lindur në Arzhanicë të Epërme më 18/03/1942

Varrimi do të bëhet nesër, ditë e Hënë, në varrezat e Pejës në orën 15:00.

Të pikëlluarit:
Bashkëshortja Hajria, djemtë Sadriu dhe Avdiu, vajzat Rabije, Sofija, Lala, Sevdija, vëllai Zeka me familje dhe mbarë farefisi Novaj.

Rexhep Haxhiu mbylli sytë në Pejë, por vdiq me mallin e Arzhanicës dhe mbi të gjitha, me mallin e babait që bandat çetnike partizane Jugosllave e pushkatuan në Arzhanicë ne vitin 1944 duke lënë Rexhepin dhe Zekën e vogël të rriten jetim.

Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” familjes NOVAJ i shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta me rastin e vdekjes së të dashurit të tyre.