17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë së Kosovës, guvernatorja: Shqiptarët dhanë kontribute të rëndësishme këtu

Ambasada e Kosovës në Washington ka njoftuar se shteti i Arizonas e ka njohur 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës. “Duke marrë parasysh se Shteti i Arizona-s ndihet i nderuar të qëndrojë pranë komunitetit shqiptaro-amerikan në të gjithë shtetin në përkujtimin e 17 shkurtit 2008 si Dita e Pavarësisë së Kosovës; dhe duke marrë parasysh se më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës, duke treguar vendosmëri të palëkundur, shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj në Prishtinë. Ky akt historik, i bazuar në parimet e sovranitetit dhe vetëvendosjes, shënoi një…

Lexo më shumë

Konjufca: Kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike. Ai për marshin e së martës që do të mbahet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se që ky marsh është i drejtë. “Përveç kësaj, motoja e atij është shumë qëlluar. Është jo politikë, por drejtësi, duhet për ne, për Kosovën, por të gjithë ata të cilët po përballen me këtë padrejtësi në Dhomat e Specializuara. Pjesëmarrja po duket që do të jetë e…

Lexo më shumë

Në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Ambasadori Blerim Reka në “Vatra” – Nju Jork

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasadori, Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka, ka ndarë momente nga eventi i organizuar me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në shoqatën panshqiptare Vatra në Nju Jork. Në mesazhin e tij, Ambasadori Reka thekson rrugëtimin historik të popullit të Kosovës: “Pas një shekull kolonializëm, aparteid dhe gjenocid të Serbisë kundër shqiptarëve, sot Republika e Kosovës, shteti më i ri evropian, është vendi më pro-amerikan dhe më demokratik në Ballkan.” Ai vlerësoi…

Lexo më shumë

Rexhë Meta, shqiptari në Librin e Artë të Universitetit të Kembrixhit që u mbijetoi tri regjimeve

I dëbuar nga serbët, i internuar nga fashistët dhe i dënuar me 27 vjet burg nga diktatura komuniste. Djali i birësuar i Rose Wilder Lane Ishin vitet ’80 kur në një prej ndërmarrjeve në Shkodër kishte mbërritur një ekip nga ministria në Tiranë. Kishte për qëllim të konstatonte nivelin arsimor të punonjësve. Siç ishte mënyra e inspektimit tipike e diktaturës, dikush nga ekipi hyri nëpër punonjës duke pyetur se si ishte niveli arsimor, kishin bërë shkollë punëtorët e ndërmarrjes… Me humorin që e karakterizon një shkodran, njëri prej tyre i përgjigjet kështu…

Lexo më shumë