Heshtja institucionale ndaj perlës turistike : Kush po e lë në hije Vuthajt?

Që nga largimi i ish-drejtorit të Organizatës Turistike të Gucisë, Getoar Gjonbalaj, diçka duket se ka ndryshuar në mënyrën se si kjo organizatë po e promovon pasurinë turistike të kësaj komune. Faqet zyrtare të institucionit, të cilat duhet të jenë dritarja kryesore e promovimit të Gucisë për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë, sot japin një pasqyrë të zbehtë të potencialit që kjo trevë posedon. Mungesa pothuajse totale e përmbajtjeve në gjuhën shqipe dhe rënia e dukshme e promovimit të Vuthajve ngrenë pyetje serioze për qasjen aktuale të Organizatës Turistike të Gucisë.…

Lexo më shumë