Nikollë SAMAJ , sot llogaritet politikani më i frytshëm nga radhët e politikanëve shqiptar në Mal të Zi dhe jo vetëm. Ai në këtë post politik ka ardhur si përfaqësues i Forumit Shqiptar dhe me dinjitet përfaqëson shqiptarët në këtë shtet. Camaj ka një eksperiencë të gjatë në fushën politike dhe është njohës i mirë i gjuhës angleze çka edhe i ka mundësuar që të jetë tejet aktiv në diplomacin parlamentare- dërkombëtar.
NIKOLLË CAMAJ- NJË LIDER I PAKONTESTUESHËM NE POLITIKËN SHQIPTARE NË MAL TE ZI

Intervistoi : Ali Daci
Ali Daci : Z. Camaj, jeni ndër deputetët më aktivë, jo vetëm ndër deputetët shqiptarë, por mjaft i dukshëm edhe ndër të tjerët. Çka kisha veçuar për këtë bisedë janë aktivitetet ndërkombëtare, strukturat dhe forumet në të cilat merrni pjesë?
Faleminderit për konstatimin. Po, ashtu duket dhe përpos se jam aktiv në plenum, si përfaqësues i shqiptarëve, kryej edhe funkcionin e nënkreytarit të Parlamentit ë Malit të Zi dhe njëherit jam pjesë e disa komisioneve të tij, si atij Administrativ, të Integrimeve evropiane dhe i Komisionit për reformën zgjedhore. Në të njëjtën kohë jam anëtarë i disa forumeve, platformave dhe strukturave ndërkombëtare ku, përpos aktiviteteve të tjera, zbatohet diplomacia parlamentare, në të cilat natyrisht se përfaqësoj interesat e institucionit ku veproj, por gjithnjë kam kujdes që të ruaj interesat e shqiptarëve në këtë shtet, por edhe në rajon. Këtu do të përmnedi: jam anëtarë i Komitetit Parlamentar për Stabilizim-Asociim COSAC, anëtar i Konferences së këshillave parlamentar për punët evropiane COSAP, anëtar i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut – PAM, zëvendës anëtar i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), dhe pjestarë i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Ali Daci : Çka është temë bosht e bisedimeve gjatë takimeve ndërkombëtare, dhe sa dëgjohet zëri i Juaj aty?
Gjatë takimeve dhe diskutimeve të mia ndërkombëtare, fokusohem në çështje të rëndësishme për Malin e Zi dhe shqiptarët që jetojnë këtu, përfshirë integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e reformave dhe të harmonizimit me standardet evropiane, pozicionin e Malit të Zi në NATO dhe kontributin tonë në sigurinë rajonale, zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja, duke promovuar Malin e Zi si një vend me potencial për investime strategjike, të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve në Mal të Zi, si temë bosht që e ngre në mënyrë të vazhdueshme në forumet evropiane dhe ndërkombëtare. Po ashtu potencoj çështjen e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe Kosovën, duke theksuar nevojën për bashkëpunim më të madh ekonomik, kulturor dhe infrastrukturor. Për të gjitha këtë çështje loboj kudo që paraqitem, duke kuptuar diplomacinë parlamentare si mjet të përshtatshëm për lobim.
2 / 5
Ali Daci: Pjesëmarrja në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës dhe komitetet e saj ju imponojnë shumë udhëtime. Si i përballoni dhe si i koordinoni me aktivitetet në Kuvendin e MZ?
Si anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, jam aktiv në disa komitete, ku diskutoj çështje të rëndësishme për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Për të siguruar një balancë mes angazhimeve ndërkombëtare dhe punës në Kuvendin e Malit të Zi, organizoj detyrat e mia në mënyrë të tillë që të jem sa më i pranishëm dhe efektiv në të dyja nivelet. Puna në Komitetet e AKE, si ai për kulturë e media, qoft ai për migrimet dhe sigurinë kufitare, marrin mjaft kohë, por dua të them se puna në komisone ka më tepër rëndësi se ajo në plenum. Dua t’i shtoj kësaj se jam edhe anëtarë i grupit politik ALDE, që paraqet një platformë të fuqishme lobimit.
Ali Daci : Çka diskutohet dhe sa ndikon në pozicionimin e Malit të Zi në arenën ndërkombëtare?
Diskutimet lidhen me adoptimin e politikave evropiane, reformat e brendshme dhe harmonizimin e legjislacionit të Malit të Zi me standardet e BE-së. Kjo ndihmon në rritjen e imazhit të vendit si një partner i besueshëm. Përveç kësaj, gjatë këtyre takimeve diskutohet edhe për sfidat që vendi përballet në rrugën e integrimit, përfshirë sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Puna ime në këto forume fokusohet në përshpejtin e procesit të reformave në drejtësi, ekonomi dhe administratë, duke siguruar përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE; në përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, duke e ngritur këtë çështje si një element kyç të demokracisë në Mal të Zi dhe duke potencuar faktin e veçorive të popujve autokton, dhe të drejtave të veçanta që atyre u takojnë në shtete me demokraci të fortë. Vend të veçantë në diskutimet tona zë edhe çështje e forcimit të marrëdhënieve mes fqinjëve, duke promovuar dialogun dhe bashkëpunimin rajonal, si kusht kyç për anëtarësim në BE.
Ali Daci : Po takimet me homologët tuaj, sa shfrytëzohen për të lobuar për çështje të ndryshme?
Takimet me kolegët nga vende të ndryshme përdoren për lobim për çështjet që veç i ceka, për përkrahjen e reformave si dhe për kandidaturat tona në organizata ndërkombëtare, ku deri më tani kam rezultuar si mjaft i sukseshëm.
Po ashtu, gjatë këtyre takimeve ndërtohen lidhje të forta diplomatike, si tejet të rëndësishme për të vazhduar me proceset. Një aspekt i rëndësishëm është edhe sigurimi i mbështetjes për komunitetin shqiptar në Mal të Zi, sidomos në fushën e arsimit, kulturës dhe ruajtjes së identitetit kombëtar.
Lobim konkret kisha gjatë tentativës për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, si edhe për zgjedhjen e kandidatit të Malit të Zi, për nënkryetar të PAM-it.
Ali Daci: Sa ka hapësirë që gjatë këtyre takimeve ndërkombëtare të përmendet edhe çështja shqiptare?
Në çdo platformë ndërkombëtare ku marr pjesë, përmëndi çështjen e shqiptarëve në Mal të Zi, duke e përmendur atë si akoma të pazgjidhur, por që fal inkluzivitetit ka shancë të zgjidhet. Në këtë drejtim po përmendi kërkesat tona për avancim të të drejtave administarive e ekonomike. Edhe pse të siguruara me kushtetutë, përdorimi i gjuhës, shtetësia, shfrytëzimi i pronave, pushteti i centralizuar, akoma
3 / 5
paraqesin problem, me çka i njoftoj partenrët tonë, duke kërkuar përkrahjen e tyre, anipse gjithnjë e potencojë faktin se Mali i Zi jeton në një diversitet nacional e fetarë, që krahasuar me të tjerët mund të shkojë deri në nivel të harmonisë. Këtu do të veçoja një nga përfundimet e nxjerra gjatë Asamblesë së COSAC në Podgoricë, ku pika e fundit e rezolutës së aprovuar më 2 nëntor 2024, flet për të drejtat e veçanta të pakicave autoktone.
Ali Daci : Kohëve të fundit keni bërë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Cila ishte e veçanta e kësaj vizite kundrejt vizitave të shpeshta që i bëni shtetit amë?
Kjo vizitë e cila u realizua më 18 – 19 mars kishte një karakter të veçantë pasi u fokusua në të ardhmen e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe malazeze, si dhe fuqizimin e ndihmës së Shqipërisë për komunitetin shqiptar në Mal të Zi.
Gjatë kësaj vizite, kam pas nder dhe kënaqësi të takohëm me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij, z. Bajram Begaj, Nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, znj. Anuela Ristani, Kryetaren e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jorida Tabaku, Kryetarin e Bashkisë, z. Ermal Dredha si dhe me Nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Bledar Çuçi.
Diskutimet përfshinë çështje të arsimit në gjuhën shqipe, investimet ekonomike dhe mundësitë e shkëmbimeve kulturore mes dy vendeve.
Por ishte ky një rast i mirë për të përgëzuar shtetin amë për të arriura në çdo drejtim, e posaçërisht në prcesin e integrimeve europiane, shkallën e të cilave e dëshmon edhe hapja e zyrës së Parlamentit Evropian në Tiranë.
Ali Daci : Cilën nga vizitat kishe veçuar për përshtypjet që t’i ka lënë?
Kam pas shumë vizita jashtë shtetit, por disa nga vizitat që më kanë bërë më shumë përshtypje për ndikimin e tyre do të veçoja: takimi me Papën në Vatikan, në janar të këtij vitit, një moment historik që ka pasur një domethënie të madhe për komunitetin shqiptar në Mal të Zi, por gjithësesi edhe për mua. Ai erdhi pas një angazhimit personal për të zgjedhur çështjen e nuinciaturës në Podgoricë. Vizita në Vatikan shërbeu edhe për të forcuar lidhjet shpirtërore dhe historike të shqiptarëve me Selinë e Shenjtë. Me Atin e Shenjtë shkëmbyem dhuratat dhe i dorëzova ftesën, ne emër të Parlamentit të Malit të Zi, për të vizituar këtë shtet dhe rajonin. Pastaj do të veçoja vizitën në Riga të Letonisë, ku mora pjesë në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, më 23 dhe 24 tetor 2024, si edhe vizitën në Montreal të Kanadasë, ku isha në seancën e 70-vjetorit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila u mbajt nga 22 deri më 25 nëntor 2024.
Këtu do të veçoja edhe takimin me kryeparlamentarin e Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, në dy raste, në Riga dhe në Montreal.
Në Samitin në fjalë që u mbajt në Riga, theksova mbështetjen e pakushtëzuar të Malit të Zi për ruajtjen e sovranitetit politik, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, duke veçuar se Mali i Zi ishte vendi i parë jashtë BE-së që siguroi mbrojtje të përkohshme për personat nga Ukraina dhe lehtësoi hyrjen e tyre për arsye humanitare. Po ashtu gjatë
4 / 5
kësaj vizitë, pata disa takime bilaterale me zyrtarë të disa shtetëve, ku do t përmend, përpos z. Stefanchuk, kryeparlamentaren e Shqipërisë, zonjën Spiropali, kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashin, kryeparlamentarin e Lihtenshtajnit z. Albert Frick, si edhe nënkryetarin e Parlamentit të Suedisë, z. Kenneth Forslund.
Ndërsa, sa i përket vizitës në Montreal, thelbi i Sesionit në fjalë ishte diskutimi dhe miratimi i çështjeve kyçe lidhur me sigurinë dhe mbështetjen për vendet anëtare dhe partnere të NATO-s. Disa nga temat më të rëndësishme që u trajtuan përfshinin luftën kundër dhunës seksuale të lidhur me konfliktet, forcimin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, avancimin e teknologjisë për sigurimin e prosperitetit dhe sigurisë, si dhe mbështetje për Ukrainën në luftën e saj për integritetin territorial.
Gjithashtu, duhet të përmendet edhe takimi në Romë me nënkryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Italisë, z. Fabio Rampelli, të cilin e ftova zyrtarisht ta vizitojë Malin e Zi. Po ashtu, gjatë vizitës sime në Paris në mars të këtij viti, isha mysafir në Parlamentin e Republikës së Francës, ku u takova me deputeten Liliana Tanguy, anëtare e delegacionit francez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE). Tanguy, e cila këtë muaj u emërua raportuese e Komitetit të Monitorimit të APKE për dialogun pas-monitorues me Malin e Zi, shprehu interes për forcimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve.
Ali Daci: Pranimet në kabinetin tuaj dhe pritjet e personaliteteve apo delegacioneve ndërkombëtare, po ashtu janë të shpeshta në veprimtarinë tuaj. Diçka më tepër edhe për këto:
Pranimet janë pjesë kyçe e punës sime. Kam pasur takime me diplomatë të lartë, përfaqësues të BE-së, si dhe delegacione nga vende partnere. Në këto takime, fokusi është mbi integrimin evropian, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin dypalësh e rajonal.
Si nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, pata rastin të prisja e të takoja kryeparlamentarin e Finlandës, Sh.T.Z. Jussi Halla-aho, atë të Maltës, Sh.T.Z. Angelo Ferugia dhe të Monakos, Sh.T.Z. Tomas Brezza, pastaj ambasadorë e zyrtarë të lartë shtetesh.
Takimin e parë, në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit e pata me ambasadoren e Shqipërisë, Sh.S.Znj. Zhaklina Peto, ku theksova rëndësinë e marrëdhënieve miqësore dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor. Gjithashtu, me ambasadoren e Kosovës, Sh.S.Znj. Ariana Zherka-Hoxha shkëmbyem mendime mbi forcimin e lidhjeve midis vendeve tona.
Në kabinetin tim prita edhe nuncin apostolik në Sarajevë, përgjegjës për punët me Malin e Zi, monsinjor Francis Assis Chullikatt.
Po ashtu në kabinetin tim prita ambasadorin e Ukrainës, Sh.T.Z. Oleg Gerasimenko. Gjatë këtij takimi konfirmova mbështetjen e Malit të Zi për popullin Ukrainas dhe nënvizova rëndësinë e stabilitetit në rajon.
Veçanërisht i rëndësishëm ishte takimi me kryetarin e Parlamentit të Finlandës, ku diskutuam rrugën evropiane të Malit të Zi dhe rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar. Gjithashtu, pata mundësinë të prisja ambasadorin e Austrisë, SH.T.Z. Kristjan Shtajner, ku prekëm tema mbi integrimin evropian dhe
5 / 5
zhvillimin demokratik. Para disa ditësh në kabinet prita edhe ambasadorin e sapoemëruar të Letonisë, Sh.T.Z. Jurijs Pogrebnaks. Gjithashtu, kam pas nderin dhe kënaqësinë të mirëprisja edhe disa përfaqësues të diasporës tonë shqiptare, si dhe shumë personalitete të rëndësishme për çështjen shqiptare në Mal të Zi.
Sa u përket vendeve ku zhvillohen këto aktivitete vlen të përmenden edhe Parizi, Roma, Athina, Barga, Kopenhagen, Edinburg, Vlora, Budapest, Trondheim etj.
Ali Daci : Dhe për në fund, çka kishi veçuar nga aktivitetet në Parlamentin shtetëror?
Gjatë afër dy viteve që kur jam deputet në Kuvendin e Malit të Zi, kam bërë, së bashku me kolegët e tjerë nga Forumi Shqiptar, por edhe partitë e tjera shqiptare, që të miratohen ndryshimet në Ligjin për financimin e vetëqeverisjes lokale, me të cilin konkretisht komuna e Tuzit siguron të ardhura shtesë nga buxheti shtetëror. Pastaj në procedurë është Ligji për ndryshimet në ligjit mbi tatimin e pasurisë së paluajtshme, propozuar nga unë, me të cilin gjithashtu komunës së Tuzit i rriten mjetet financiare. Po ashtu, inicuar nga unë, së shpejti do t’i kemi në procedurë edhe një rezolutë mbi krimet ndaj shqiptarëve në Mal të Zi nga viti 1915- 1999, si dhe komisionin hetimor parlamentar në lidhje me aksionin policor famëkeq, “Fluturimi i Shqiponjës”. Pra rezoluta do të përfshijë krimet ndaj shqiptarëve që fillojnë nga Masakra e Previsë dhe vazhdojnë deri te vrasja e refugjatëve kosovar në Husaj të Rozhajës . Përndryshe, aktivitete e përditshme janë të shumta, me një agjendë tejet të dendur dhe se di se çfarë do të veçoja më parë. Faleminderit për bisedën !

















