Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj

shkruan: Xhavit Gjonbalaj

Është për keqardhje kur urimet, përgëzimet, gëzimet e idhnimet familjare i shkruajmë në gjuhë të huaja ! Unë nga Gropa e Smajlit, unë nga zabeli i Hasanajve, unë nga sheu i Hotit e Zabelit, nga Vali, nga Jerina, nga sheu i Bjeliçit, e nga sheu i Morrave , unë nga Ura e Gurit e nga Kanioni i Rranxës së Gërlës , unë nga “Zalli i Koçisë unë nga maja e Rosit e Kollatës, nga Bori e qafa e borit, nga Jakup Sylajt, Dragiajt e nga krojet e Ali Pashës , unë nga “Kodra e Këlbazës”, nga Kërrshi i Qosajve, nga gurra e Zenel Mehmetit, … e nga “Ahi i Brahmetë “, unë nga Shtrëjti në drejtim të Mehmetkurtajve,- Gjonbajlave-Hasanajve.., unë nga Nërmokni e Mbimokën e gjerë te Hartine e bile edhe deri te Syni i Kaltër, … nuk e kuptojmë domethënjen e urimeve apo të ngushëllimeve.

 Më gëzojnë tej mase gëzimet e individëve dhe bashkatdhetarëve, më pikëllojnë pikëllimet, humbja dhe ngushëllimet për përsona të humbur, por, nga sot nuk mund të pajtohem se në shkrimet dhe mbishkrimet tuaja do të jemi më bindës dhe më domethënës duke u shprehur dhe shkruar në gjuhë të huaja !

 . Ju lutem shkruajeni shkurt e shqip që të mund të komunikojmë ! Ndjejë gëzimin e hidhërimin me ju, por, nga sot, nëqoftëse ato i shprehni dhe i shkruani në gjuhë të huaja vetëmse mund t’i ndiej përzemërsisht por, pa i ekstragjëruar !

Ju lutëm shkruajeni SHQIP, që të mund të kuptohemi !