Shqipëria dhe Kosova të u bëjnë lehtësim studentëve shqiptar nga Mali i Zi

shkruan: Mr.Sc Refik HASANI

Universitetet shtetërore  të Shqipërisë dhe Kosovës për  studentët nga Mali i Zi të i lirojnë  nga pagesat për Bachelor, Master, Doktoratura e   specializime. Studentet  nga këto hapësira  do të duhej të lirohen nga pagesa e semestrit, vitit dhe pagesa tjera, por edhe në akomodimin në konvikte dhe sigurimin e shujtave në mensa të studentëve të këtyre universiteteve publike të jetë i rregulluar pa pagesë ose më një pagesë tepër të vogël simbolike. Kurse nëpër Universitete e kolegje private pagesa të jenë vetëm gjysma si në studime po ashtu edhe në konvikte dhe mensa për ushqim.Po ashtu edhe Shqipëria ka obligim moral, Kombëtar e Kushtetues, të ngrisin dhe mbrojn çështjen e shqiptarëve jashta kufijve administrativë të Shqipërisë. Prandaj, studentët që regjistrohen nga këto hapësira të lirohen fare nga pagesat për provime dhe semestër për Fakultete si për:

– Studime themelore,
– Në MASTER dhe
– Në DOKTORATURË dhe specializime tjera

Universiteteve publike të dy shteteve shqiptare i bjen hise më së shumti të investojn jo vetëm në shkollimin dhe arsimimin e kuadrove të këtyre trojeve por edhe në investime tjera. Studentëve nga këto anë duke ju mundësuar që sa më shumë të studijojn nëpër këto Universitete publike përveçë që do të ngriten në aspektin profesional shpenzimet do t’i ken më të pakta dhe po aqë me rëndësi do të punësohen në administratë pasi ende kemi mungesë të profileve në gjykatë, shëndetësi, Gjeodezi,Kadastër etj. Fryma shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cepë të Ulqinit,Tuzit, Tivarit, Plavë Gucise Hotit , Grudës, Malësisë etj dhe hapësirave tjera etnike shqiptare prandaj lirim nga pagesa do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale. Në këto lokalitete  të gjitha bibliotekat që jan të nivelit të shkollave e qyteteve të furnizohen dhe mbulohen nga buxhet e dy qverive. Duhet të ndihmohet edhe në arkivat Komunale dhe arkivën Qendrore në Podgoric, ku ka të dhëna shumë të vlevshme jo vetëm për shqiptarët në këto anë. Këto vendbanime kan nevoj për mbështetje financiare që të botohen libra e publikime që kan të bëjn me këto hapësira, për mbështetjen e ndonjë gazete apo reviste javore. Gjithashtu  ka disa Ansamble dhe Shoqëri Kulturoro-Artistike që edhe këto do të duhej të mbështetën materialisht, sikurse edhe në investime në ruatjen e objekteve dhe monumenteve kulturoro-historike dhe vende të ndryshme të mirren ekspedita hulumtuese në Arkeologji e fusha tjera. Presim që të fillojn një qasje e re që Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të ndërrojnë qëndrimin ndaj shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi.