Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” i cili vepron në kuadër të Shoqatës “Ana e Malit”-NY kohë më pare kishte shpallur një konkurs për bursë/ndihmë financiare për studentët nga Ana e Malit.
Ditën e shtunë, aktivistë të këtij fondacioni në vendlindje bënë shpërndarjen e bursës/ndihmës për studentët përfitues, shkruan Ulqini Online.
Siç tregon aktivistja e këtij fondacioni në vendlindje Vjollca Çobaj Lika, këtë vit bursë/ndihmë kanë përfituar 70 studentë të cilët studiojnë në fakultete të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi por edhe në shtete tjera.
Znj. Çobaj Lika tregon se kriteret kryesore për përfitimin kësaj burse/ndihme kanë qenë mesatarja në studime, studime në lëmitë me kuadro deficitare, studimet në fakultetet publike shqiptare por jo vetëm si dhe gjendja ekonomike e familjareve të studentëve.
Shuma e përgjithshme e mjeteve të ndarë për këtë vit për studenta ka kapur vleren 34 000$.
Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” këtë vit ka qenë shumë aktiv dhe në të shumten e rasteve e vetmja referencë për ndihma në situatën e rëndë epidemiologjike qe kanë kaluar trevat tona.