Zëvendëskryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka paralajmëruar me shkarkim presidentin e këtij vendi, Millo Gjukanoviq.
Ky reagim erdhi pasi presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq i‘a ka kthyer Kuvendit në rishqyrtim dhe rivotim ligjet, të cilët sipas tij Kuvendi pa kuorum të nevojshëm i kishte aprovuar më 29 dhjetor 2020, e në mesin e tyre edhe Ligjin për ndryshime e plotësime të Ligjit mbi Liritë Fetare zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka deklaruar në një postim në rrjetin Twitter se Gjukanoviq ia ka dhënë vetit kartonin e verdhë dhe se do ta shkarkojnë nëse e shkelë Kushtetutën.
Kësaj kanosje Presidenti Gjukanoviq i është përgjigjur duke thënë se Abazoviq, Krivokapiq e pjesëtarët e tjerë të pushtetit aktual nuk kanë nevojë ta mbrojnë Malin e Zi nga ai dhe të mos merren me “gjykime” meqë Gjykata Kushtetuese është institucioni më kompetent juridik shtetëror.
Gjukanoviq ka treguar vendosmërinë që ta pengojë shkatërrimin e shtetit nga ana e pushtetit aktual.