Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Uashingtonit për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Abazoviq do të ketë një sërë takimesh dypalëshe në Uashington me zyrtarë të lartë të administratës së re amerikane.
Zëvendëskryeministri pritet të takohet me të dërguarin e ri të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton vijesti.
Zyra e Zëvendëskryeministrit konfirmoi se Abazoviq do të shkojë në Shtetet e Bashkuara, por ata nuk mund të jepnin më shumë detaje.
Në delegacionin malazez është i përfshijë edhe ministri i jashtëm, Gjorgje Raduloviq.
Kjo është vizita e parë e delegacionit shtetëror malazez në Uashingtonin zyrtar që nga ndryshimi i qeverisë më 30 gusht të vitit të kaluar. /