REAGIM PUBLIK
Të nderuar qytetarë të fshatit Martinaj, si dhe të gjithë banorët e Gucisë dhe Plavës,
Dje dhe sot, po qarkullojnë lajme se Qeveria e Malit të Zi ka dhënë pëlqimin për Planin e dhënies së koncesioneve dhe hulumtimeve gjeologjike, përfshirë edhe zonën e fshatit Martinaj.
Në komunikim me zyrtarët e Alternativës Shqiptare, na është premtuar se ata janë në krah të banorëve të Martinajve dhe gjithë qytetarëve të Gucisë. Duke pritur informacione më të hollësishme, të cilat do t’i bëjmë publike në vijim, sot ndjejmë detyrimin të sqarojmë situatën aktuale.
Kryetari i Komunës, z. Baliq, dhe Nënkryetari, z. Çelaj, kanë reaguar duke deklaruar se janë kundër këtij plani?!
Atëherë, i pyesim ata:
📍 Si ndodhi që Ministri Shahmanoviq, të cilit nuk ia përmendin as emrin, e hapi këtë temë në vizitën e tij zyrtare në Guci më 7 nëntor 2024? (Foto më poshtë).
📍 Si është e mundur që Ministri Shahmanoviq e ka njoftuar Komunën e Gucisë mbi pretendimet për rezerva mineralesh jo-metalike në Martinaj dhe ka kërkuar sqarime nga Komuna më 31.12.2024, por ata nuk reaguan atëherë?! (Foto e dokumentit më poshtë).
Për më tepër, po qarkullojnë informacione se Komuna ka kërkuar 15 deri në 20 vende pune dhe 50 deri në 100,000 € në vit nga koncesionet?!
❗ JU GARANTOJMË që nuk do të lejojmë realizimin e këtij plani!
Plani i tyre “në heshtje” nuk do të kalojë përmes tabelave dhe reklamave!
Më: 01.03.2025
Alternativa Shqiptare – Dega Guci


