TË BASHKOHEMI KUNDËR SHKATËRRIMIT TË AMBIENTIT NATYROR PRANË FSHATIT MARTINAJ!

Shkruan: DINO MULAMEKIĆ, “Kur në Guci murmuron, dridhet Stambolli”

Më 11 nëntor 2024  unë e pata publikuar një postim, një deklaratë – se si ministri dhe ekipi i tij planifikojnë të shfrytëzojnë GURTHYESIT  dhe MINIERAT (lëndët e para lokale) nga GuCI dhe Plava – ka ardhur dita që Qeveria ta Qvotojë atë propozim.

 Sot është dita e parë e Ramazanit, nuk e prisja të fillonte kështu – (edhe shokët e Profetit (paqja qoftë mbi të) arritën fitoret e tyre më të mëdha në këtë muaj, ndoshta është koincidencë). 

 Konkretisht, në seancën e Qeverisë – u miratua VENDIMI për dhënien e koncesionit për vitin 2025, duke përfshirë lokacionin MARTINAJ (JERINË) për kërkim dhe më pas për shfrytëzim (GURTHYESI NË VITIN  2025).

 Miq, bashkëqytetarë, motra e vëllezër – po na përgatisnin diçka pas shpine për të çka ju kam paralajmëruar më heret(disa nga ju më patën shkruar në komente se këto ishin deklarata populiste të ministrit…).Unë vetë nuk e besoja se ishin aq të gatshëm, që nuk do t’i shmangeshin asgjëje.  Disa ditë më parë po rregulloja një koleksion fotografish të një deponie mbeturinash të paligjshme, për të cilen vendësit kishin protestuar disa vite më parë.Në atë kohë, si fëmijë që isha, nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte dhe tani më vjen shumë keq që nuk isha me ta. 

 Të gjithë vuajmë nga kjo deponi – po hidhet berllogu i dy qyteteve në një vend shumë të bukur, rrënzë të cilit jetojnë njerëz të cilëve kjo deponi  ua ka  vra shpresat për një të ardhme më të mirë dhe me këtë plan po e vrasin edhe këtë gjë që na ka mbetur sot për ta dhe për ne.

 Ministri, i cili  vjen nga Plava, vendosi per shkak të lakmisë së tij ti vrasë dy qytete dhe një fshat dhe lumenjtë dhe gjithçka – kujtojeni.  Kujtojini të gjithë ata që e mbështesin këtë dhe në anën e kujt  qëndrojnë.  Ministri Shahmanoviq, i cili ka mundësinë të bëjë diçka të dobishme për Plavën e Gucinë këtë herë planifikon ta fundis këtë pjesë më të bukur të tokës. 

 Disa vite më parë, ai kishte lobuar për një festival si EXIT në zemër të një parku kombëtar të natyres, duke helmuar kështu rininë, duke shkatërruar natyrën… ai nuk ka frikë nga idetë e çmendura, përfshirë edhe ato për të cilat ka dritën e GJELBËR. 

 A E MBËSHTET DIkush KËTË NGA POPULLSIA LOKALE?  A E PËRKRAH BASHKIA KËTË?  PYETJA MBETET E HAPUR – Nëse njerëzit e mi janë pro kësaj forme ekonomie – unë do të tërhiqem, do të kërkoj falje publike do ti bëjë gati valixhet dhe do të iki.  Por, turizmi, bujqësia dhe minierat e guroret nuk shkojnë bashkë.. 

 📢 Së pari, miqtë e mi nga Martinaj, atëherë kur ju protestuat  isha fëmijë dhe kërkoj falje që nuk kuptoja pse po protestonit – tani betohem se përderisa të jam gjallë, do të luftoj, së bashku me ju dhe Plavo Guciasit e mi  për ti penguar këta  lakmitarë të pacipë që do të shesin gjithçka që kanë për hir të interesave dhe të përfitimeve  personale.  Kjo është arsyeja pse po e publikoj këtë postim për herë të dytë kundër asaj që ata po planifikojnë dhe që ne të pergatitemi, të bëjmë gjithçka brenda mundësive tona dhe ta parandalojmë atë përpara se ndonjë makineri të hyjë dhe të përpiqet të “EKSPLOROJË” vetë vendin prej 8 hektarësh.

ASKUSH NUK TA BËN ÇKA TË BËN I YTI!

Linku I shkrimit ne gjuhe boshnjake:

https://www.facebook.com/share/p/15vTCDLVh1/?mibextid=wwXIfr