Podgoricë 3 Dhjetor 2019
Grupi iniciues nga Plave Gucia për mbledhjen e mjeteve financiare për të ndihmuar të prekurit nga termeti në Shqipëri sot u prit nga ambasadori i Shqipërisë ne Podgoricë, Ridi Kurtezi.
Ambasadori, Kurtezi përmes një shkrese zyrtare shprehi mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin bashkëvendësve tanë për të ju dal ne ndihme vëllezërve në Shqipëri .
Po ashtu i pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi, zt Faik Nika.
Përmbajtja e shkresës zyrtare:
Në vijim të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pasojave tragjike që ai pati në jetë njerezish dhe dëme materiale në Republikën e Shqipërisë, pata kënaqësinë e veçantë të prisja në Ambasadë një grup iniciues nga Plava dhe Gucia, të cilëve në emrin tim dhe të autoriteteve shqiptare, i kam shprehur falënderimet e veçanta për mesazhet ngushëlluese dhe solidaritetin e treguar, përmes mbledhjes së ndihmave financiare në këto treva.
Respekt dhe mirënjohje për organizatorët e këtij aktiviteti:
Z. Ali Kukaj
Z. Shaban Prelvukaj
Z. Asdren Celaj
Znjsh. Fjolla Balidemaj
Z. Dardan Qosja
Z. Uran Gjonbalaj
Le të shërbejë kjo iniciativë e shqiptarëve në Plavë për të vazhduar përpjekjet tona për të ndihmuar familjet në nevojë nën moton “shqiptarët për shqiptarët” dhe të tregojmë se në nevojë shqiptarët janë një komb i bashkuar, i lidhur ngushtë me dhembshuri.