Fondi për mbrojtjen dhe përparimin e te drejtave te pakicave

Ky fond është themeluar nga Parlamenti i Malit te Zi ne vitin 2008 (http://www.fzm.me/a/index.php/al/fond) dhe po shërbejka për përkrahjen dhe ruajtjen e identitetit te Grupeve etnike ne Mal te Zi. Ne kuadër te web Faqeve te institucioneve shtetërore malaziase “Fondi për mbrojtjen dhe përparmin e te drejtave te pakicave ne Mal te Zi” ka edhe web Faqen e vet ku ne menyr shume transparente mund te shihen te gjitha informacionet dhe janë publike për mjetet e dhuruara apo te shpërndara ne kuadër te projekteve te ndryshme qe ofrojnë kandidatet apo përfituesit.
Siç e cekem ma lart, vet emërtimi i fondit e qartëson mire dhe qartë se për çka ndahen këto mjete “për mbrojtjen dhe perparimin e te drejtave te pakicave ne Mal te Zi”. Na vije shume mire qe përfitues dhe atë sa ma shume te jenë shqiptarët por është ironi e llojit te vet kur mjetet mirren nga bashkëkombësit tone, por përftimin e marrin individët e nga kjo komuniteti shqiptar gjegjesisht publiku përfiton zero ne shumicën e rasteve. Nga kjo abstrahoj veprat letrare qe janë botuar por kurrë si kemi parë.
E ritheksoj se shume mire qe marrin dhe përfitojnë shqiptaret por cinike është se këto mjete merren larg syve te opinionit te gjere dhe ne vend qe përfitoj komuniteti përfitojnë individët e te gjithë këto përfitime nen ombrellën e patriotizmit te zjarret.
Ne ditët ne vijim do te publikojm te gjithë përfituesit e këtyre projekteve për hirë te transparencës me publikun pasi qe këtë nuk e kanë bere vetë ata, përfituesit e këtyre projekteve qe i marrin perfitimet-parat ne emër te popullit duke filluar nga viti 2008.