Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, z.Ridi Kurtezi, vizitoi sot komunën e Gucisë, ku u pritë nga kryetari i Kuvendit të Gucisë, z.Bujar Hasangjekaj.
Vizita në Guci në këtë moment, është një nga ato aktivitete në jetën e diplomatit, që kapërcen formalitetin dhe protokollin, është e mbushur me oksigjen frymëzues dhe patriotik, ushqen optimizëm, deklaroi ambasadori Kurtezi.
Takimi me Bujar Hasangjekaj, nuk sjell vetëm hijeshi, por këtë herë ka edhe ngarkesë krenarie, sepse detyra e marrë nga ana e tij, si Kryetari i Kuvendit Komunal të Gucisë, erdhi si rezultat i pjekurisë, parimësisë dhe vendosmërisë për unitet të të gjitha forcave politike shqiptare. Qoftë ky shembull i Gucisë sinjal vigjilence për shqiptarët anembanë Malit të Zi, deklaroi Kurtezi.