Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë, Xhudi Rajzing Rajnke, është takuar sot me përfaqësuesit e partive të pakicave kombëtare, përfshirë zyrtarë në nivel lokal dhe shtetëror. Siç njofton Ambasada e SHBA-së në Podgoricë në takim u biseua për rolin e pakicave në një Mal të Zi multietnik dhe gjithëpërfshirës. “Pjesëmarrja e pakicave në procesin politik është një element thelbësor i qeverisjes demokratike,” theksuan nga Ambasada.
AMBASADORJA E SHBA-së NË PODGORICË, U TAKUA ME PËRFAQËSUESIT E PARTIVE TË PAKICAVE KOMBËTARE
