Amza e lirisë- Leksikoni i të burgosurve politikë shqiptarë, 1944-1999; Ftesë për bashkëpunim nga Shoqata e të Burgosurve Politikë

Portali “Plava e Gucia Sot” përkrahë fuqishëm jetësimin dhe realizmin në plotëni të këtij projekti madhor dhe me vlerë kombëtare. Andaj i ftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe bashkëkombasit tonë nga trojet etnike nën Mal të Zi që të përkrahin dhe ndihmojnë realizimin e këtij projekti Leksikonit të të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi, të titulluar ’’Amza e lirisë- Leksikoni  i të burgosurve politikë shqiptarë, 1944-1999’’

.

:Lexoni me poshtë Ftesën për bashkëpunim si dhe informacionet rreth këtij projekti.

Ftesë për bashkëpunim

Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës ka miratuar planin  për përpilimin e Leksikonit të të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi, të titulluar ’’Amza e lirisë- Leksikoni  i të burgosurve politikë shqiptarë, 1944-1999’’

Realizimin e këtij Projketi madhor, Leksikonit, që do të përmbajë  jetëshkrimin e shkurtër të  të gjithë  shqiptarëve të cilët,  për shkak të bindjeve, qëndrimeve a veprimtarisë së tyre politike,  janë  arrestuar e, më pas, janë ekzekutuar a dënuar me burg  nga organet e shtetit  pushtues jugosllav, e kanë marrë përsipër një numër i konsiderueshëm  i studiuesve dhe veprimtarëve vullnetmirë.

–        Duke pritur që ky Projekt do të vlerësohet edhe nga shqiptarët në Mal të Zi, të cilët asnjëherë s’ e kanë parë fatin e vet të ndarë nga fati i pjesëve të tjera të Atdheut, gjë që e kanë dëshmuar me kontributin e dhënë në periudha vendimtare  historike për çlirim e bashkim kombëtar ;

–        duke pasur pararsysh faktin se në takimet e rastit që kam pasur, z. Mehmet Bardhi, z. Saubih Mehmeti, z. Nail Draga, z. Luigj Junçja dhe z. Ali Daci e kanë mirëpritur këtë Projekt dhe janë zotuar se do të angazhohen në raealizimin e tij;

–        duke shpresuar se do të kem përkrahjen   dhe do të bashkëpunoj ngushtë edhe me personalitete të tjera  nga Ulqini, Plava e Gucia, Tuzi, Tivari, Rozhaja, por edhe me bashkatdhetarët tanë në mërgim,

 me shumë dëshirë e kam pranuar detyrën e koordinimit të punëve për këto rajone.

Prandaj:

  I ftoj për bashkëpunim të gjithë  ata që mund të kontribuojnë që ky Projekt- Vëllimi – Të burgosurit politikë shqiptarë nga Mali i Zi, të jetë sa më i plotë.  Realizimi me sukses i tij, përkatësisht botimi i kësaj vepre, do të jetë monument shkrimor dokumentar i mirëjohjes së përjetshme për sakrificat e tyre.     

                   Me angazhim tē përbashkët, ia dalim!