Formohet URA në Plavë, vetëm një shqiptar

Levizja URA, e Dritan Abazoviq dje ka formuar degen e saj edhe ne Plave, me ç’rast eshte krijuar keshilli komunal me 69 delegatë por për çudi nga ta vetem nje eshte shqiptar.

Kjo gjë eshte indikative aq më tepër kur dihet qe Dritan Abazoviq eshte shqiptar. Sipas informatave te sigiruara nga portali jone, kuptohet se njera nder arsyet, pervec asaj se ishte ne perberje te nje qeverie ku perpos mosnjohjes se Kosoves benin edhe thirrje nacionaliste antishqiptare – kuptojme se ne te gjitha pozitat udheheqese ne Plave-Guci, funksione qe kryesisht vendoset nga niveli qendror jane të nacionalitetit serb, e asnje shqiptar, dhe nje numer i madh i tyre madje vijne nga Berana, gje qe eshte plotësisht e pakuptueshme.

Kryetar i subjektit URA ne Plave u zgjodh Mirsat Bajraktareviq, ish kryetar i SD-se dhe i Komunes se Plaves ndërsa nenkryetar i kesaj dege Haris Shahmanoviq – sipermarres.
Shtrohet pyetja në këtë rast a kishte marre pjese zt. Abazoviq në propozime te kandidatëve për kryetar, nënkryetar e anëtarë të këshillit te deges ne Plave apo, për shkak se ai eshte i okupuar me krijimin e Qeverisë, është vendosur ne nivel lokal sipas interesave e qejfeve të personave të caktuara.