03.07.2019
Me urdhërin e Drejtorit ekzekutiv Demir Bajroviq, puntorët e SHPK “Veprimtaritë komunale” Guci i kanë rregulluar lokacionet për hedhjen e mbeturinave në Vuthaj. Sjellja e papërgjegjshme e individëve sjell deri te shkatërrimi i hapsirës dhe rrezikon mjedisin. Është hequr një sasi e madhe e mbeturinave komunale dhe mbetjeve nga ndërtimtaria.
Apelojmë për të gjithë banorët e Vuthajve që mbeturinat komunale ti hedhin në kontenjerë, para së gjithash të kujdesen për mbrojtjen e ambientit ashtu që lokalitetet tona turistike të jenë të rregulluara dhe ta prezantojnë Komunën e Gucisë në mënyrën më të mirë.






