Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për punësime partiake.
Urdhri për arrestimin e tij erdhi nga Prokuroria Themelore e Shtetit në Ulqin. Mediat e Malit të Zi bëjnë me dije se janë arrestuar edhe katër zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët janë: Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin;
Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.
Sipas Vijesti, përveç punësimeve partiake, ata akuzohen edhe për neglizhencë në punë.