Nën organizmin e shoqatës Plavë Guciase me veprimtari në SHBA “Fondacioni Plavë Guci” dhe përkrahjen e komunitetit tonë gjatë këtyre ditëve arriti në vendlindje minibusi i blerë për vogëlushet tanë në Plave Guci.
Përmes një postimi në Facebook në faqen zyrtare, Fondacioni Plavë Guci, falënderon donatoret dhe përkrahësit e këtij aksioni sa human por edhe me peshë kombëtare
Postimi:
Falenderim Komunitetit të Plavë – Gucisë
Kryesia e “Fondacionit Plavë – Guci” shfrytëzon rastin të falenderon të gjithë kontribuuesit, që treguan zemërgjerësinë e tyre bujare, dhe ndihmuan ti sigurojmë të hollat për të blerë Autobusin, për nxënësit tonë në Plavë dhe Guci.
Me ketë rast, ne mblodhëm nga komuniteti $ 23,830, si dhe nga fondi i “Fondacionit Plavë –Guci” ne shtuam $6,000.
Ju jemi mirënjohës, si në ketë rast poashtu edhe hera të tjera, për gatishmërinë tuaj që treguat, të ndihmoni fëmijët dhe familjet në nevojë, të komunitetin tonë në vendlindje.
Një falënderim i posaçëm, për dy bashkëatëdhetart tonë që punojnë dhe jetojnë në Gjermani, Z. Muhamed Zeqir Ulaj dhe Z. Xhevat Ali Qosaj. Ata shprehen dëshirën të na bashkëngjiten në ketë fushatë, duke e bërë blerjen e mjetit dhe duke e transportuar Autobusin deri në Plavë Guci.
Ne nuk mund ta bënim këtë pa ju, qofshit faqebardhë.
Ne, dhe ata që i shërbejmë, vlerësojmë sinqerisht bujarinë tuaj.