Arta (Vuçetaj) Balaj – Përfaqësuese dinjitoze e qytetarëve të Istogut

Arta Balaj nuk është e panjohur për komunitetin. Ajo ka shërbyer edhe më parë si këshilltare në Kuvendin Komunal të Istogut, ku është dëshmuar me përkushtimin, seriozitetin dhe etikën e saj në punë. Ajo përfaqëson një profil të denjë të një gruaje të edukuar, me vlera të forta intelektuale e profesionale, që punon me përulësi për të mirën e përbashkët.

Si bashkëvendës nga Plava e Gucia, ndihemi të nderuar që kemi një përfaqësuese si Arta – bijë e Vuthajve, e martuar dhe me jetë të vendosur në Istog – e cila jo vetëm që ka qenë më e votuara në legjislaturën aktuale të Kuvendit të Istogut, por ka ditur të përfaqësojë me përgjegjësi zërin, shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve.

Përkrahja jonë për rikandidimin e saj është e plotë dhe e sinqertë. E inkurajojmë znj. Balaj që të vazhdojë me të njëjtin përkushtim dhe ndershmëri, gjithnjë duke u mbështetur në vlerat që e kanë karakterizuar: profesionalizëm, integritet dhe sens të lartë qytetar.

Me krenari dhe respekt e përgëzojmë znj. Arta Balaj për vlerësimin e merituar që ka marrë si “Anëtarja më aktive e Kuvendit të Komunës së Istogut” nga organizata Demos/Helvetas.

Arta, urime për të gjitha mirënjohjet dhe vlerësimet që ke marrë ndër vite – vlerësime të merituara që pasqyrojnë punën tënde të palodhur. Je reflektim i vlerave më të mira dhe model frymëzues për brezat e rinj!

/Me respekt,

Bashkëvendësit nga Plava e Gucia

/ Plava e Gucia Sot