Asosacioni i policisë shqiptare në SHBA tubon mjete për policin e vrarë në detyrë në Shqipëri

Nën organizmin e Asosacionit të  policisë shqiptare në SHBA  “American Albanian Law Enforcement Association” u tubuan $15.000.00 për të ndihmuar familjen e oficerit të policisë shqiptare, Saimir Hoxha I cili u vra gjatë shërbimi në qytetin e Lezhës duke I shërbyer popullit dhe atdheut të ti Shqipërisë.

Asosacioni I policëve shqiptarë dhe anëtarët e saj të prekur thelle nga ky rast filluan një fushat për tubime të mjeteve , fushat kjo që hasi në përkrahje të menjëhershme përmes platformës  Gofundme.

Mjetet e tubuara sot 9 Tetor 2021 ju dorëzuan familjes Hoxha në zyrën e komandës së policisë së Shtetit, në prezencën e drejtorit të Policisë së Shtetit, z  Gledis Nano. /Plava e Gucia Sot

https://www.gofundme.com/f/funeral-fund-for-albanian-officer-saimir-hoxha?utm_campaign=p_cp+share-sheet&utm_medium=copy_link_all&utm_source=customer