Australia merr shembull Kosovën për menaxhim të suksesshëm përballë pandemisë

Coronavirusi dhe menaxhimi i situatës përballë kësaj pandemie vdekjeprurëse ka qenë temë qendrore e diskutimit edhe nëParlamentin e Federatës australiane. 

Opozita në ne këtë shtet të madh te cepit lindorë të Hemisferës Jugore , gjatë diskutimit në parlament, ka përmendur Kosovën si shembull i shkëlqyeshëm në menaxhimin e situatës përballë pandemisë së shkaktuar nga virusi koronë i quajtur COVID-19. 

Sipas opozitës australiane, Kosova, edhe pse një vend i vogël nëEvropën e gllabëruar dhe paralizuar nga pandemia, po ia del me sukses që ta parandaloj përhapjen e virusit në shkallë të gjerë. 

Opozita ka theksuar se në këtë menaxhim rol të madh paskësh luajtur karantinimi i pjesshëm i lokacioneve ku ka të prekur nga virusi COVID-19, si dhe oraret e lëvizjeve, civile dhe zyrtare, tëkoordinuara mirë nga Qeveria. 

Gjithashtu opozita australiane paska bërë thirrje që Kosova dhe shëndetësia e saj duhet të merret si shembull për t’u ndjekur edhe në Australi, pikërisht për faktin se në këtë shtet të vogël ka shumë pak të prekur, edhe pse Kosova gjeografikisht shtrihet nëepiqendrën e epidemisë – Evropë. 

Të kujtojmë se në Federatën e Australisë numri i të infektuarëveka kaluar shifrën 800, ndërkaq janë shënuar 20 raste te vdekjeve nga COVID-19, pavarësisht se buxheti shtetëror i ndarë për luftimin e kësaj sëmundjeje kapë shumën e mbi 168 miliardëdollarëve australian. 

Ndërkaq ky shtet-kontinent, që është i rrethuar nga Oqeani Indian dhe ai Paqësor, konsiderohet se deri më tani ka menaxhuar mirë me situatën, mirëpo këtë të shtunë ështëshënuar një numër rekord i të diagnostifikuarëve me coronavirus, 120 vetë të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, gjë e cila ka nxitur debat të nxehtë, me ç’rast Kosova është marrë si shembull i mirë menaxhimi që duhet ndjekur. 

/Adem Breznica, gazetar i pavarur & Sali Rexhepi, drejtues nëQendrën e Komunitetit Shqiptar në Sydney, Australi/