Bashkëvendasit tonë vazhdojnë të solidarizohen në muajin e Ramazanit

Duke treguar një kujdes dhe përkushtim në muajin e shenjtë të Ramzanit,  bashkëvendësit tonë në Guci kanë krijuar një traditë qe gjatë kësaj periudhe te agjërimit te besimtarëve myslimanë ne shenjë solidarizimi pa kurrfarë dallimi te dhurojnë, duke u’a paguar ne furrën e bukës ne Guci te gjithë banorëve te komunës se Gucisë, samunat falas.

Ditëve të fundit kësaj nisme ju bashkangjiten edhe:

  1. Beqir Ulaj
  2. Vëllezërit Isak, Vesel, Xhevat dhe Dardan Qosaj së bashku me motrën Zekijen dhe nënën Sabrijen dhe familjet e tyre e dedikuan këtë gjest për shpiert te familjarit te tyre babit  Alisë
  3. Agim Caka pronar i furrës ne Guci

 Te gjithë te cekurit kontribuuan duke paguar për 3 ditë  radhazi, me datat 17. 18 dhe nesër 19 Maj ,  qe ne furrën e bukës “Vizion” ne Guci te gjithë banorët komunës ,   pa dallim se kush agjëron apo jo mund te marrin buke-samuna falas për iftar  e syfyr  ne këtë furrë.

Gjestet e tilla te solidarizimit nga vendoret dhe mërgata janë edhe një forme tjetër e bamirësisë dhe kujdesit për mirëqenien e çdonjërit ne vendlindje.