Bashkimi evropian rekomandon shkallen zero të tolerancës ndaj mosdurimit etnikë dhe do të përcjell me vëmendje të gjitha zhvillimet në këtë vend, ka deklaruar shefja e delegacionit të BE në Mal të Zi Oana Kristina Popa gjatë takimit me shefin e klubit të deputetëve të Partisë boshnjake Ervin Ibrahimoviq.
Ajo sot me Ibrahimoviq dhe drejtorin afaristë të kësaj partie Admir Adroviq ka biseduar për situatën aktuale politike në Mal të Zi si dhe për sfidat e shumta para të cilave gjendet shoqëria malazeze. Ajo , siç është theksuar nga Partia boshnjake, ka përkujtuar rëndësinë e dialogut ndërmjet pushtetit dhe opozitës brenda parlamentit , si vend ku duhet të zhvillohen debate dhe të tërhiqet vërejtja ndaj problemeve të caktuara të qytetarëve. Duke folur për situatën aktuale politike dhe për pozitën e partisë boshnjake pas zgjedhjeve parlamentare, Ibrahimoviq ka theksuar se kjo parti i ka përkrahur të gjitha iniciativat për të cilat ka konsideruar që janë të rëndësishme për qytetarët e Malit të Zi. Ai ka shtuar se Partia Boshnjake e ka përkrahur zgjedhjen e Aleksa Beçiq për kryetar të Parlamentit të Malit të Zi si dhe zgjedhjen e nënkryetarëve të parlamentit.