Mali i Zi së shpejti do të marrë 150 mijë vaksina nga kompania kineze Sinopharm

Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, tha se është ende e paqartë se kur do të fillojnë vaksinimet në vend kundër coronavirusit, duke theksuar se Mali i Zi së shpejti do të marrë 150 mijë doza nga kompania kineze Sinopharm.

Të martën, Boroviniq Bojoviq vuri në dukje se Mali i Zi do të marrë gjithashtu vaksina përmes programit COVAX të BE-së. Kurse një marrëveshje bilaterale është nënshkruar edhe me Rusinë dhe pritet që 50.000 doza të arrijnë shumë shpejt. “Kontrata me Pfizer është në fazën financiare sepse lidhja e një kontrate nënkupton disa faza, secila prej të cilave është individualisht e rëndësishme. Ne po presim gjithashtu 50 mijë doza të vaksinave ruse në tremujorin e parë të vitit”, shtoi ministrja.