Binjakëzohen Komuna e Gucisë dhe Komuna e Pejës

Guci 30 Korrik 2018

Sot në Guci u nënshkrua marrëveshja mbi bashkëpunimin dhe binjakëzimin e komunës së Gucisë në Mal të Zi dhe komunës së Pejës në Kosovë..

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anela Çekiq dhe Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Një nga prioritetet e këtyre dy komunave është hapja e kalimit kufitar në drejtimin rrugorë Morinë – Çakor – Pejë, që do të lehtësonte komunikimin dhe qarkullimin e popullatës si dhe të turistëve të cilët po e vizitojnë gjithnjë e më shumë Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna”.

Gjithashtu këto dy komuna do të punojnë sëbashku në ndërtimin e projekteve të infrastrukturës proritare për zhvillimin e kësaj zone.

Në takimin e sotëm u theksua se lidhjet midis Pejës dhe Gucisë për dekada kanë qenë të shumëfishta, nga ato ekonomike, kulturore, fqinjësore dhe familjare, sepse sot në Pejë jeton një numër i konsiderueshëm i popullsisë nga Plava dhe Gucia.

 

/Plava e Gucia Sot