Demokratja Buta Biberaj i fitoi zgjedhjet për postin e prokurorit në prefekturën Loudon, Virginia.
Në garë ishin Buta Biberaj e cila fitoi 52,303 vota (49.5%), ndërsa kundër kandidates Nicole Wittmann e cila mori 50,218 (47.5%).
Democratic commonwealth’s attorney candidate Buta Biberaj appears to have beaten Republican Nicole Wittmann, claiming 52,303 votes (49.5%) to Wittman’s 50,218 (47.5%) with 97 percent of precincts reporting.
Bute Biberaj i përket familjes së mirënjohur patrioti ke dhe anti-komuniste shqiptaro-amerikane Biberaj nga Tropoja. Butja është një prej 8 fëmijëve të Hysen e Aishe Biberaj, një familje e ngushtë dhe e madhe, të cilës ajo i përket me 19-nipa e mbesa dhe me 16-stërnipa dhe stërmbesa, pasardhës të brezave të kaluar të familjes Biberaj. Familja Biberaj me banim në qarqet administrative Fairfax dhe Loudon të shtetit Virxhinia, afër Washingtonit është e njohur tanimë për gjurmët pozitive dhe arritjet e shumta të anëtarëve të saj në fusha të ndryshme, jo vetëm në komunitetin shqiptaro-amerikan por edhe në jetën e përditshme amerikane, në përgjithësi, sidomos në fushën e biznesit, politikës, gazetarisë dhe tani edhe drejtësisë. E rritur dhe e edukuar në një frymë familjare përgjegjësie për vetveten dhe për të ndihmuar të tjerët në nevojë, të shtypurit dhe të anashkaluarit e shoqërisë — Butja ka zgjedhur profesionin e avokates dhe gjyqtares, pra drejtësinë të cilës Butja ia ka kushtuar gjithë jetën dhe veprimtarinë e saj, fushën në të cilën ajo shpreson dhe është e gatshme të kontribojë edhe më shumë në vitet e ardhshme, duke shpresuar në fitoren e saj javën që vjen.
Shumë e njohur si avokate dhe gjyqtare – me një përvojë prej më shumë se 25-vitesh — në zonën e shtetit Virginia ku jeton, ajo ka vendosur që të kandidojë si anëtare e Partisë Demokrate Amerikane për Kryeprokurore e qarkut ose zonës administrative Loudon, në zgjedhjet që do të zhvillohen atje javën që vjen. Bude Biberaj, për disa muaj tani, ka zhvilluar një fushatë mbresëlënëse për këtë post, duke siguruar edhe mbështetjen e gazetës së famshme të kryeqyteti amerikan, The Washington Post dhe përkrahjen e shumë personaliteteve të politikës dhe drejtësisë amerikane, përfshirë edhe ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, në administratën e Presidentit Obama, Eric Holder.