Sadri Rexhep Ulaj: Për vuthjanë ia vlen të vdiset

Vitet kalojnë dhe sjellin këto rrebeshet e rrepta të  shiut të vjeshtës, të shoqëruara me vërshime  të shumëta, ndërkaq ne vuthjanve na bie në  mend një  vepër heroike e bashkëvendësit tonë Sadri  Rexhep Ulajt. Sot Sadriun e kemi në moshë të thyer rreth  90 vjeçare,  por ne  bashkëvendësit e tij e kujtojmë me krenari mëngjesin e hershëm vjeshtor të  vitit  1965 ku  Sadriu ishte protagonist i një ngjarje heroike.

Vuthjanët e vegjël të atij mëngjesi vjeshtor të etur për dije sikur rrebeshet dhe shirat nuk i ndalonin dot. Një tufë e fëmijëve nga lagjja e Vuthjave, Katuni i Sirëm ishin nisur në drejtim të shkollës së fshatit, por për te arritur tek shkolla atyre u duhej të kalonin “Sheun” përrockën sezonale që mbushet me ujë të furishëm vetëm kur ka të reshura të dendura atmosferike. Rrugëtimi i vogëlushëve drejt shkollës me mot të lig e me nivele të ngritura te ujërave i shpiente ata mu përskaj të shtëpisë se Sadri Rexhep Ulajt. Mungesa e një ure te thjeshtë për ta kaluar “Sheun” do të sjellte në pah dy elemente që dallojnë e karakterizojnë  vuthjanet ndër shekuj : fisnikërinë e tyre si dhe etjen e madhe për dije. Fëmijët donin ta kalonin lumin me çdo kusht për të arritur në shkollë, por jeta e tyre ishte në  rrezik sepse nëna natyrë din të bëjë çudira me forcën e saj. Duke kaluar “Sheun” përmes një vigu në ato momente vie  një sasi e furishme e ujit e përzier me borë nga bjeshkët, dhe uji i rrëmbyeshëm  merr me veti   tre fëmijë : Mire Halil Ahmetaj, Xhevahire Shaban  Ulajn dhe Zog Sokol  Bruçajn. Në ato momente  kur uji i furishëm kishte  rrëmbyer fëmijët Sadriu  gjendej në oborrin e shtëpisë së tij  dhe pa u hamendur ishte vërsulur  në Sheun e tërbuar  duke arritur me forcë mbinjerëzore ti  nxjerrë nga valët Miren dhe Xhevhiren . Fisniku vuthjan Sadri Ulaj kishte vazhduar  të luftonte kundër  fuqisë së natyrës për ti dalur ne ndihme Zogut te vogël të cilin  valët e ujit të tërbuar  të Sheut  e kishin rrëmbyer  pamëshirshëm dhe tentonin ta fusin ne thellësi.

Uji i Sheut me rrebeshet e tij e kishte bartur Sadriun dhe Zogun  nëpër gurë e drunjë  disa qindra metra më poshtë  në afërsi te lagjes së Gjonbalajve,   por ballafaqimi kishte përfunduar fatkeqësisht  tragjikisht, meqë si rrjedhojë  vogëlushi Zog Sokol Brucaj kishte humbr jetën e Sadri Rexhep Ulaj kishte pësuar  lëndime të rënda trupore dhe në gjendje të rënd nxirret nga disa vuthjan.

Trimëria e  tij dhe sakrifica e tij do të mbesin përgjithmonë simbol vlerash të veçanta që duhet të shkruhen e mos të harrohen kurrë.

Veprat e Sadrisë janë te përmasave që edhe mund të shërbejnë si motive edhe për skenare filmash. Heroizmi dhe sakrifica për te tjerët nuk përfundojnë me kaq:

Ballafaqimi me ariun:

Sadri Rexhep Ulaj si hobi dhe  pasion gjatë kohës se rinisë  kishte  pasur gjuetinë. Ne bjeshkë të  Vuthajve,  në vendin e quajtur Shtegu i Bidashes, Sadriu kishte dal për gjah së bashku me vuthjanët  Sali Ramë Vucetaj ( Sali Katuni) dhe Shaban Beka Ulaj.

Një ditë e rëndomtë kënaqësie në natyrë ishte  shndërruar në një heroizëm të paparë se si vihet jeta në  rrezik për ti dalë në  ndihmë shokut duke rrezikuar jetën tende.

Gjatë gjuetisë ata kishin  plagosur një ari, dhe duke përcjellur gjurmët dhe njollat e gjakut të ariut papritmas ariu iu kishte vërsulur dhe kishte atakuar Sali Ramë Vuçetajn,  duke  kafshuar ne këmbë Salihin, dhe duke tentuar ta fus poshtë nën vete. Jeta e Salihut ishte në rrezik. Ishte çështje e  jetës a vdekjes dhe sekondat ishin shumë te gjatë.Në ato çaste Sadriu pa fije frike iu ishte afruar me pushkën e tij të markës karabin dhe duke u kujdesur që mos e lëndon Salihun, fyt me fyt me bishën e egër e kishte vrarë ariun me katër plumba duke shpëtuar në këtë mënyrë shokun e vetë nga vdekja e sigurtë edhe pse e kishte rrezikuar jetën e vetë për ti ndihmuar shokut.    Kështu ishin të kalitur dhe edukuar djemtë vuthjanë që kur të  gjinden shokët e vetë në vështirësi të mos mendohen dhe të mos hezitojnë fare për jetën e vet po për ndihmuar e tjetrin Vuthjan ja vlen edhe të vdiset.

Sadri Rexhep Ulaj dhe veprat e ti te trimërisë e fisnikërisë, ishin, janë dhe do te mbeten si thesar i vlerave mirëfillta dhe te veçanta te Vuthjave te kohës, vlera këto qe duhet te vazhdojnë te trashëgohen ndërbreza për tu mos harruar kurrë..

Përgatitur dhe shkruar nga:

Kelmend Ahmetaj

Esad Gjonbalaj

Ne foto mga e majta Smajl Salihi Ulaj dhe Sadri Rexhepi Ulaj
Sadri Rexhepi Ulaj
Sadriu me djalin e ti Dritonin ne Koder te Liqenit, Vuthaj