Në vitin 1992, Greqia i ofroi presidentit të atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov 100 milionë dollarë në këmbim të ndryshimit të emrit të vendit, por ai e refuzoi propozimin, sipas një dokumenti të deklasifikuar së fundmi të CIA-s. “(…) pavarësisht nevojës së madhe ekonomike të Maqedonisë, Gligorov refuzoi një ofertë private nga zyrtarët grekë prej 100 milionë dollarësh ndihmë financiare me kusht që emri të ndryshohej”, thuhet në dokument, i cili daton më 6 nëntor 1992 dhe u botua në faqet e bibliotekës dixhitale të dokumenteve të deklasifikuara të CIA-s në…
Lexo më shumëKategori: Lajmet
Shqiptarët në Malin e Zi duhen të binden se janë të lirë
Mes së drejtës në letër dhe realitetit në praktikë, ekziston një boshllëk që nuk mund t’i adresohet gjithmonë shtetit. Një pjesë e madhe e përgjegjësisë bie mbi vetë shqiptarët. Ndoshta ne si komb presim që një kroat apo një serb të dalin në Parlamentin e Malit të Zi e të kërkojnë një ligj i cili i detyron shqiptarët të shkruajnë emrat shqip. Pra, liria për të zgjedhur është liri dhe nëse ne zgjedhim që të mbajmë mbiemra dhe emra të shkruar sllavisht, nuk është faji i shtetit, por është vetëm…
Lexo më shumëAmbasada e Serbisë në Lisbonë është përdorur për fshehjen e kokainës?
Portali malazez “Vijesti” raporton se Ambasada e Serbisë në Lisbonë dyshohet se ka shërbyer në vitin 2020 si vend për fshehjen e kokainës nga një grup kriminal, i drejtuar nga ish-deputeti i “Demokratski Front”, Milo Bozhoviq. Këto pretendime bazohen në mesazhet e shkëmbyera përmes aplikacionit të koduar Sky mes tij dhe Ivan Mijatoviqit. Në aktakuzën e Prokurorisë së Shtetit kundër këtij grupi përmendet një dërgesë kokaine, por nuk specifikohet qartë se ambasada ka qenë vendi i fshehjes; thuhet vetëm se droga është dërguar në një “lokacion të sigurt”. Sipas mesazheve…
Lexo më shumëGjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë
Gjykata e Strasburgut ka regjistruar për herë të parë padinë kundër Serbisë, lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës. Kështu ka bërë të ditur avokati Drini Grazhdani, i cili ka thënë se padia është dorëzuar për shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur ndaj Teuta Fazliut. Ai ka thënë se kjo është një fitore fillestare, për çka u zotua se do të jetë i përkushtuar që të përfundojë me fitore të plotë. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pasivizimi…
Lexo më shumëBastisje ndaj pronave të vëllait të Milo Gjukanoviq — policia në aksion në Podgoricë dhe Nikshiq
Podgoricë, 27 shkurt 2026 — Njësi të policisë malazeze kanë kryer kontrolle në pronat që përdor biznesmeni Aco Đukanović, vëllai i ish-presidentit të Malit të Zi, Milo Đukanović. Sipas raportimeve të mediave në gjuhën malazeze/serbe, aksioni është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Podgoricë. Kontrollet kanë përfshirë objekte në Podgoricë dhe Nikshiq, ndërsa forcat e rendit kanë rrethuar edhe ndërtesën ku banon Aco Đukanović. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse gjatë bastisjeve janë konstatuar parregullsi apo nëse do të pasojnë masa të mëtejshme. Autoritetet nuk kanë…
Lexo më shumë