If there is one issue that should unite the entire political spectrum of Kosova and Albanians everywhere, it is the demand for justice for Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi. They were sons of Kosova and American citizens who answered the call of their people in the struggle for freedom and national survival. The Bytyqi brothers were not killed on the battlefield. After the war had ended, they fell into the hands of Serbian authorities. They were arrested at the border, imprisoned, and, after completing their sentence, taken back into custody and…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
IDENTITETI SI PJESË E VLERAVE TONA KOMBËTARE
Nail Draga, Identiteti pa mbrojtje institucionale, Fiorentia, Shkodër, 2025 Ka libra që lexohen për informacion, ka të tjerë që lexohen për arsye të tjera. Por ka edhe libra që, përtej faqeve të tyre, synojnë të hapin një debat shoqëror. “Identiteti pa mbrojtje institucionale” i Prof. Dr. Nail Dragës i përket kësaj kategorie. Z. Draga është studiues i çështjeve etnogjeografike, demografike dhe kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi, ndërsa veprimtaria e tij lidhet prej dekadash me analizëne pozitës së shqiptarëve dhe zhvillimeve shoqërore nëkëtë hapësirë Xheladin Zeneli Si intelektual i formuar në kryqëzimin mes shkencës dheangazhimit publik, ai prej vitesh është një nga zërat mëkonsekuentë të mendimit kritik shqiptar në Ulqin dhe nëMal të Zi. Në veprat e tij të mëparshme – nga “Kulturadhe shoqëria civile” te “Etnia dhe Hapësira” dhe “Debati i munguar” – ai ka ndërtuar gradualisht një projektmendor: emancipimin e shqiptarit nga roli i objektit tëpolitikës në subjekt të saj. Ky libër është vazhdimësi e natyrshëme i atij projekti. Shqetësime të dokumentuara Libri i tij i fundit “Identiteti pa mbrojtje institucionale”nukështë një libër nostalgjik për identitetin. Është një libër i lindur nga një shqetësim i thellë, i dokumentuar dhe i përjetuar: çfarë ndodh me një komb kur i ka simbolet, por nuk i ka institucionet? Çfarë ndodh me shqiptarët nëMal të Zi, dhe më gjerë, kur identiteti i tyre varet ngavullneti i mirë i qeverive, e jo nga garancia e ligjit dhe e institucioneve autonome? Teza qendrore është e thjeshtë dhe për këtë arsyetronditëse: identiteti pa institucione është i pambrojtur. Gjuha që nuk mësohet në shkollë publike, historia qënuk përkujtohet nga shteti, viktima që nuk njihet nga ligji, prona që nuk mbrohet nga pushteti vendor – të gjithajanë forma të një asimilimi të ngadaltë, të heshtur, demokratik në dukje. Autori nuk mjaftohet me denoncimin. Ai bën anatominë e mekanizmit. Na tregon si “Këshillat kombëtarë” shndërrohen në “dekor të qeverisë”. Si integrimi përdoret si alibi për asimilim. Dhe si “mentaliteti i të nënshtruarit” – ajo sëmundje e vjetër…
Lexo më shumëIsh-deputeti Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, ishte nisur drejt Shkupit për marshin në mbështetje të UÇK-së
Ish-deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Azgan Haklaj, po mbahet nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar Bllatë, në Dibër. Sipas informacioneve me të cilët disponon gazeta KOHA, emri i Haklajt është futur në të ashtuquajturën “Stop-listë” masë që zakonisht arsyetohet nga autoritetet me çështje që lidhen me sigurinë publike ose kombëtare. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga institucionet kompetente të Maqedonisë së Veriut lidhur me arsyen konkrete të ndalimit dhe kohëzgjatjen e procedurës. Haklaj udhëtonte i shoqëruar nga gazetari i njohur shqiptar Ferdinand Samarxhiu, i…
Lexo më shumëKosova shkëlqen në Mal të Zi, Kori “Siparantum” mposht korin nga Serbia
Kori “Siparantum” nga Kosova ka triumfuar në edicionin e 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi të Malit të Zi, duke fituar tri çmime. “Siparantum” është shpallur fitues i kategorisë së koreve të përziera me 97 pikë. Krahas këtij çmimi, kori nga Kosova ka fituar edhe Çmimin Special për Performancë Bashkëkohore, si dhe Çmimin për Dirigjentin më Premtues, “Radovan Popoviq”. Në garë kanë marrë pjesë disa kore nga rajoni dhe më gjerë, ndërsa “Siparantum” ka lënë pas korin “Matthiloa Consort” nga Mali i Zi, korin akademik rus “Nota…
Lexo më shumëUlqini dhe politika e Malit të Zi 1881–1991: Vepër që ruan kujtesën historike shqiptare
Në kujtim të mësuesit tim dhe historianit të Ulqinit Mr Riza Rexha në 10-vjetorin e kalimit në amshim Nga Frank Shkreli “Ulqini dhe politika e Malit të Zi 1881–1912” – një vepër që na rikthen te një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë shqiptare. Në jetën time kam takuar njerëz që i kam njohur në një periudhë të jetës por i kujton gjithmonë për atë që ishin për ty në atë kohë. Por ka edhe njerëz, rëndësinë e të cilëve e kupton më mirë vetëm me kalimin e viteve. Për…
Lexo më shumë