Kron dhe Eris Balidemaj janë më shumë sesa dy emra në një listë garuesish – ata janë simbol i përkushtimit, guximit dhe përfaqësimit dinjitoz të Kosovës në ujërat ndërkombëtare. Të dy nga Klubi “Egër”, të rritur në mes të natyrës dhe disiplinës së sportit, sot po shkruajnë histori për kajakistikën kosovare. Pjesëmarrja e tyre në maratonën 20 km në Ponte de Lima, Portugali, është një akt guximi dhe vizioni – jo vetëm për ta si sportistë, por për gjithë brezin e ri që sheh tek ta shembullin e asaj që…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Martin Vulaj nga Washingtoni: Roli i SHBA-së dhe rruga e Kosovës
Në një kohë kur Ballkani përballet me sfida të reja gjeopolitike dhe Kosova gjendet në një udhëkryq vendimtar, zëri i diasporës sonë bëhet edhe më i rëndësishëm. Z. Martin Vulaj, një përfaqësues i denjë i komunitetit shqiptar në SHBA dhe veprimtar i angazhuar, ka ndarë një përmbledhje mbresëlënëse nga vizita e tij së fundmi në Washington, D.C., ku mori pjesë në zhvillime të rëndësishme lidhur me të ardhmen e Kosovës dhe raportet e saj me NATO-n dhe SHBA-në. Postimi i tij i mëposhtëm, i publikuar në faqen e tij në…
Lexo më shumëNë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: DIASPORA VOTOI PËR HERË TË PARË
Ndonëse ka pasur përpjekje edhe më parë, vetëm në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, diaspora shqiptare votoi për herë të parë duke realizuar të drejtën kushtetuese si qytetarët tjerë në Shqipëri. Sipas informacioneve për të votuar janë paraqitur 245.935 emigrantë shqiptarë, ndërsa kanë votuar 194.889 apo 79.24%. Në këtë drejtim duhet të ndryshohet ligji zgjedhor ku për diasporën duhet të rezervohen vendet për deputetë, duke u motivuar për të qenë pjesë e skenës politike, sikurse e kanë disa vende evropiane, sepse ajo është ndërgjegja e jonë kombëtare Nail Draga Në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të mbajtura me…
Lexo më shumëKadeti nga Kosova, Enderon Vuthaj diplomon në Akademinë Ushtarake të Forcave Ajrore në ShBA
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se kadeti Enderon Vuthaj ka diplomuar me sukses në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), gjenerata 2025. FSK thekson se po i shtohen kuadro të përgatitura nga akademitë ushtarake më prestigjioze në botë. “Forcës së Sigurisë së Kosovës po i shtohen kuadro të përgatitura nga akademitë ushtarake më prestigjioze në botë. Enderoni për katër vite ka ndjekur shkollimin profesional së bashku me kadet nga mbarë bota pranë Akademisë Ushtarake Ajrore të ShBA-së, dhe do të bashkohet…
Lexo më shumëDeli Balidemaj viziton Bashkinë e New Yorkut
Anëtari i Këshillit Rajonal të Bavarisë së Epërme dhe Këshilltar Bashkiak në Mynih, Gjermani, z. Deli Balidemaj, qëndroi sot për një vizitë në ambientet e Bashkisë së New Yorkut. Gjatë kësaj vizite, ai u prit ngrohtësisht nga disa Këshilltarë të qytetit të New Yorkut. Z. Balidemaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në disa takime me rëndësi me zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë. Gjatë qëndrimit të tij, ai nuk harroi të takohej edhe me komunitetin e Plavë-Gucisë, të cilët bashkohen në piknikun vjetor të mërgimtarëve…
Lexo më shumë