11 qershor 2025 Washington, D.C. – Martin Vulaj, President i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC), është takuar me Senatorin amerikan Bill Hagerty (R-TN), anëtar kyç i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit dhe ish-kandidat i rëndësishëm për postin e Sekretarit të Shtetit gjatë administratës Trump. Senatori Hagerty, i njohur gjerësisht si zgjedhja e dytë pas Senatorit Marco Rubio për këtë post, sjell përvojë dhe ndikim të madh në politikat e jashtme dhe çështjet strategjike globale. Në qendër të takimit ishte nevoja gjithnjë e më urgjente për të kundërshtuar ndikimin…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Vëllezërit Stanaj dhe 13 të tjerë dyshohet se i shkaktuan Malit të Zi dëm mbi 18 milionë euro
Prokuroria Speciale në Mal të Zi njoftoi të martën se pronari i kompanisë Rokshped Auto Qendra, Sander Stanaj, i cili nuk është i disponueshëm për autoritetet malazeze, dhe ish-zyrtari i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në këtë vend, Dushko Golluboviq, dyshohet se i kanë shkaktuar Malit të Zi dëme prej së paku 18.2 milionë eurosh. Provat e mbledhura ngrenë dyshime të arsyeshme se të pandehurit dhe persona të tjerë të panjohur janë pjesë e një organizate të organizuar kriminale, tha Prokuroria. Sipas njoftimit, ata i siguruan organizatës kriminale një fitim të…
Lexo më shumë🕯️ NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të më të dashurit tonë: REXHEP GALI BALIDEMAJ (19 Dhjetor 1922 – 7 Qershor 2025) Me zemër të pikëlluar njoftojmë familjarët, miqtë dhe të afërmit për ndarjen nga jeta të babait, gjyshit, mikut dhe njeriut tonë të dashur, Rexhep Gali Balidemaj. 📍 Ceremonia mortore do të mbahet: E premte, 13 qershor 2025 🕒 Ora 3:00 pasdite – 9:00 mbrëmje (15:00 – 21:00) 📍 Yorktown Funeral Home 945 E Main St, Shrub Oak, NY 10588 ⚰️ Varrimi do të bëhet: E shtunë, 14…
Lexo më shumëPushoi së rrahuri zemra kreshnike e patriotit të madh, Rexhep Gali Balidemaj
19.12.1922 – 08.06.2025 Sot, në orët e hershme të mëngjesit në New York, pushoi së rrahuri zemra e një burri të madh të kombit. Sot, Martinajt humbën birin e tyre të shtrenjtë. Sot, Plava e Gucia, toka e historisë, krenarisë dhe lavdisë, ndien dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të kolosit të atdhetarisë. Sot, mbarë kombi shqiptar humbi një nga bijtë e vet më të çmuar, i cili gjithë jetën ia kushtoi pa kursim kauzës së shenjtë kombëtare. Sot, çdo atdhetar është thellësisht i tronditur për ndarjen nga jeta…
Lexo më shumë💚 Malësia e Hotit – nji përjetim që s’harrohet
Nga Nexha Gjema Krejt çka mundem me thanë, është se na mahniti Malësia e Hotit. Nuk ishte veç nji vizitë, por nji përjetim i thellë që t’len pa fjalë: Bukuri natyrore, mikpritje prej zemre, rranjë të lashta që flasin me gurë, me kangë, me emna fisnikë e me histori që s’ka mbarim. Hoti i Kujit, ose siç i thonë ndryshe Hoti i Plavës, ndodhet në juglindje të liqenit të Plavës. Qysh më 1330, ky vend i fisit të lashtë përmendet si “Mali i Hotënve” – për gjakun, besën e burrninë…
Lexo më shumë