Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të mikut të madh të shqiptarëve, ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, një nga zërat më të fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në mbështetje të çështjes shqiptare dhe veçanërisht të Kosovë. Eliot Engel shërbeu për dekada si anëtar i Kongresit amerikan, duke përfaqësuar shtetin e New York dhe duke u bërë një nga mbështetësit më të vendosur të shqiptarëve në periudhat më kritike të historisë sonë moderne. Ai ishte ndër figurat kyçe politike në Washington, D.C. që ngriti vazhdimisht…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Krenari shqiptare në industrinë hapësinore: Albon Redzepi kontribuon në rikthimin e njerëzimit në Hënë
Një arritje e rëndësishme që lidhet edhe me emrin e një profesionisti me origjinë shqiptare po shënohet në një nga projektet më të mëdha të njerëzimit — rikthimin e njeriut në Hënë. Kompania DEWETRON, Inc., me seli në East Greenwich, po jep një kontribut të rëndësishëm në misionin historik Artemis II, që udhëhiqet nga NASA dhe që përfaqëson misionin e parë me ekuipazh në rikthimin e njerëzimit drejt Hënës pas dekadash. Në krye të operacioneve të kësaj kompanie është Presidenti dhe Drejtori i Operacioneve, Albon Redzepi, emër që ngjall krenari…
Lexo më shumëPër shkak të gjetjeve arkeologjike ndërpriten punimet në rrjetin e ujësjellësit në Ulqin
Punimet në rrjetin e ujësjellësit në rrugën Hafiz Ali Ulqinaku në Ulqin janë ndërprerë përkohësisht, pasi gjatë gërmimeve janë zbuluar mbetje të ndërtesave të vjetra. Vendimi për ndalimin e punimeve është marrë nga Drejtoria për Mbrojtjen e Pasurive Kulturore, me qëllim ruajtjen e këtij lokaliteti me vlerë të mundshme arkeologjike, shkruan Ulqini Online. Sipas burimeve historike dhe fotografive të vjetra, në këtë zonë dikur ndodhej çarshia e vjetër e Ulqinit, e cila shtrihej nga rrethrrotullimi te Tri Maslinat deri te Plazhi i Vogël. Kjo zonë dikur përfaqësonte arterien kryesore të qytetit në fund…
Lexo më shumëPlavë: Dyshohet se shiti të njëjtën shtëpi dy herë, vëllai nga Amerika e padit
Një rast i pazakontë pronësie ka dalë në pah në Plavë, ku Enes Bakoviqi dyshohet se ka shitur të njëjtën shtëpi dy herë, duke shkaktuar një mosmarrëveshje serioze ligjore mes disa palëve. Sipas informacioneve të siguruara, Enes Bakoviqi dhe vëllai i tij, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishin trashëguar shtëpinë familjare nga prindërit, ku secilit i kishte takuar nga një pjesë e pasurisë. Fillimisht, Enesi kishte vendosur t’ia shiste pjesën e tij vëllait dhe për këtë kishte marrë pagesën përkatëse. Megjithatë, duke u mbështetur në besimin…
Lexo më shumëVendosën lule te shtatorja e Ded’ Gjon Lulit në nder të 6 Prillit – Kryengritjes së Malësisë
Me rastin e 6 Prillit – përvjetorit të Kryengritjes së Malësisë, përfaqësuesit e Komunës së Tuz bënë homazhe duke vendosur lule te shtatorja e heroit kombëtar Ded’ Gjon Luli në Bardhaj. Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Lindon Gjelaj, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Komunës, z. Fadil Kajoshaj, nënkryetarin e Komunës, z. Ivan Ivanaj dhe sekretaren e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, znj. Marina Ujkaj, vendosën sot lule pranë shtatores, duke nderuar sakrificën dhe veprën e lavdishme të kryengritësve të Malësisë. Ky akt përkujtimor u zhvillua në shenjë respekti…
Lexo më shumë