Shumica e jahteve në Mal të Zi janë në pronësi të rusëve

Nga numri i përgjithshëm i jahteve të regjistruara në Mal të Zi, shumica e këtyre anijeve luksoze janë në pronësi të rusëve, 118 sosh, pasuar nga qytetarët e Serbisë me 117, sipas të dhënave të fundit nga Drejtoria e Sigurisë Detare dhe Menaxhimit të Porteve. Administrata për Kadastër dhe Pronë Shtetërore i tha Forbes Montenegro se ata nuk janë në dijeni se ka shtetas rusë që janë nën sanksione mes pronarëve të jahteve në Mal të Zi. Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Mali i Zi iu bashkua të gjitha masave kufizuese…

Lexo më shumë

Mali i Zi mbështeti sanksionet kundër Moskës, por oligarkët rusë vazhdojnë të investojnë në pasuri të patundshme

Për vite me radhë, Mali i Zi – në veçanti bregdeti i tij – ka tërhequr rusë të interesuar që një pjesë të pasurisë së tyre, ta investonin në patundshmëri. Mbështetja e Malit të Zi për sanksionet perëndimore kundër Rusisë – për shkak të luftës në Ukrainë – nuk duket se i ka penguar ata që të vazhdojnë të blejnë apartamente, vila e ndërtesa të tjera në këtë vend. Sipas të dhënave të vitit 2022 nga Administrata e Regjistrimit të Tokave, shtetasit rusë zotërojnë rreth 19.000 prona në Mal të…

Lexo më shumë

Hajrullah Hajdari: Protokoli i pajtimit ndërmjet banorëve të Vilajetit të Kosovës dhe fiseve kufitare malazeze, viti 1892

Plava e Gucia, në kohën e okupimit turk bënin pjesë në Vilajetin e Kosovës. Jeta dhe kushtet jetësore nën okupimin e Turqisë dhe okupuesve sllav më vonë, si edhe në viset tjera të banuara me shqiptarë, ka qenë e vështirë e ngarkuar dhe e trazuar, veçanërisht ka qenë e vështirë në viset kufitare. Ajo u bë edhe më e vështirë pas paqës së Shën Stefanit. Në bazë të dispozitave të Traktatit të Shën Stefanit, vendet të banuara pothuajse tërësisht me shqiptar, pa përfillur asnjë kriter ndërkombëtar për përcaktimin e kufijve shtetëror, pa argumente…

Lexo më shumë

Letra e Luigj Gurakuqit për La Stampa (Korrik, 1912) : “Revolta ushtarake turke nuk është gjë tjetër veçse pasojë dhe rezultat i kryengritjes sonë…”

Luigj Gurakuqi (1879 – 1925) Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Nëntor 2023 “La Stampa” ka botuar, të martën e 9 korrikut 1912, në ballinë, letrën ekskluzive të Luigj Gurakuqit mbi kryengritjen shqiptare dhe revoltën ushtarake turke, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Kryengritja shqiptare dhe revolta ushtarake turke Nga një agjitator shqiptar marrim letrën e mëposhtme, ku synimet dhe objektivat e lëvizjes shqiptare dhe të prononcimit ushtarak evidentohen me fakte : Rezerva (Heshtja) rigoroze, që na imponohet…

Lexo më shumë

Diskursi politik: Dialogu pas zgjedhjeve në Serbi

Për të fituar në kohë ne lidhje me dialogun ne mes Kosovës e Serbisë presidenti serb A.Vuçiq për datën 17 dhjetor ka caktuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Një veprim i tillë ka qenë i imponuar sepse ditë më parë   diplomatët euro-amerikanë ia bënë të qartë se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit e nënkupton njohjen de-facto të Kosovës. Pikërisht në rrethanat e tilla dialogu ne mes Kosovës e Serbisë do mbetet nën hije te paktën për disa muaj,  ku rrethanat politike janë në favor të Kosovës  andaj këtë moment…

Lexo më shumë