Në Mal të Zi rekomandohet për zgjatjen e pushimit dimëror deri më 31 janar

Autoritetet shëndetësore sot prezantuan situatën epidemiologjike në Mal të Zi dhe masat e reja që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit.

Sipas ministres së Shëndetësisë Jellena Boroviniq-Bojoviq, masat para festave të fundvitit kanë dhënë rezultate dhe sistemi shëndetësor mund të përgjigjet plotësisht ndaj rezultateve që i kemi.

Në shtatë ditët e ardhshme është e mundur kalimi i kufijve të Malit të Zi me të paktën një nga katër kushtet nga çërtifikata dixhitale e BE-së.

“Që personi është vaksinuar plotësisht me numrin e caktuar të vaksinave dhe nuk kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga marrja e dozës së fundit të vaksinës. Më tej, ai ka një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, një test të shpejtë negativ jo më i vjetër se 18 orë ose dëshmi se personi që e ka kaluar Kovidin, gjegjësisht kanë kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se gjashtë muaj nga një test  PCR pozitiv ose testi i shpejtë”, tha Boroviniq-Bojoviq.

Është e mundur që qendrat e fitnesit dhe palestrat të punojnë me kushtin e posedimit të certifikatës dixhitale të BE-së për COVID dhe kushtin që të sigurohet një hapësirë ​​prej 10 m2 për një person.

“Në kuadër të situatës aktuale epidemiologjike kemi shqyrtuar edhe kushtet për vazhdimin e vitit shkollor. Rekomandimi është zgjatja e pushimeve për shtatë ditë, në mënyrë që viti shkollor të fillojë më 31 janar në vend të 24 janarit. Vendimi përfundimtar për këtë masë do të merret nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit. Mësimi do të zgjasë gjysmë ore me mbajtjen e detyruar të maskave mbrojtëse. Kjo masë mbetet në fuqi”, tha Boroviniq Bojoviq.