Klubi I futbollit Deçiq nga Tuzi është lider i kampionatit të Malit të Zi. Deçiqi fitoi 3:1 ndaj Mornarit, duke u ngjitur kështu në vendin e parë në renditjen tabelore. Në raundin e 5-të Deçiqi mundi Mornarin me rezultat 3:1, me golat e Andrej Bajoviq në minutën e 28-të, Drashko Bozhoviq në minutën e 59-të dhe Leon Ujkaj në minutën e 67-të. Golin e vetëm për Mornarin e shënoi Aleksandar Vujaçiq në minutën e 45-të./Malesia.me
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Diaspora solli 630 milion euro për gjysëm viti në Kosovë
Atdheun nuk e patën ndërmend veç kur ia mësynë atij për pushime, verës. Bile, për para, vendlindja e familja që iu jeton në Kosovë, mërgimtarëve iu kujtua goxha shpesh sivjet. Veç gjashtë muajt e parë të këtij viti, ata dërguan 632 milion e 900 mijë euro, 77.5 milion më shumë se periudhën e njëjtë të 2022-ës. Remitencat më të shpeshta u regjistruan nga Gjermania por nuk munguan as nga Zvicra e Amerika. Kjo shumë mund gati të katërfishohet nëse llogariten edhe paratë që ata lënë gjatë pushimeve në Kosovë, tërë…
Lexo më shumëMinistri i Vuçiqit kërcënon rajonin duke marrë shembull Ukrainën, reagon Presidenti i Malit të Zi: E papranueshme
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi dhe duke kërcënuar me destabilizimin e rajonit, shkruan REL. “Ke bërë një gabim dhe do të të godasë në kokë, ashtu siç i godet në Ukrainë të gjithë ata që e promovuan Kosovën si shtet të pavarur. Ju e keni hapur kutinë e Pandorës. Përgjigjet tuaja…
Lexo më shumëQë nga viti 1945 Sanxhaku është lënë në dorën e Zotit, pa përkrahjen e askujt
Qytetarja nga Sanxhaku, Amina Nuraj e cila me krenari ka thënë vazhdimisht që është shqiptare, ka bërë një reagim tjetër në rrjetin social Facebook lidhur me mos përkrahjen e shqiptarëve të Sanxhakut nga Shqipëria dhe Kosova. Kam menduar shumë nëse do ta shkruaj këtë apo jo, por jam i detyruar ta bëj. Që nga viti 1945. Sanxhaku është lënë në dorën e Zotit, ku as Shqipëria dhe as Kosova nuk interesoheshin për ne. Disa komente shkruanin “Sanxhakli nuk di gjuhen shqipe” dhe ku duhet ta dime, ku duhet ta…
Lexo më shumëLAJM MORTOR NGA FAMILJA ULAJ
Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se dje, më dt.17.8.23, papritmas, ndërroi jetë më i dashuri ynë BASHKIM BALI ULAJ ( 11.9.1974- 17.8.2023 ) Për të pame presim sonte në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj nga ora 18. Varrimi bëhet të shtunën, në orën 14, në varrezat e fshatit Vuthaj. Të pikëlluarit: Bashkëshortja Semria, djemtë Andi e Blendi, vëllezërit Idrizi, Qerimi, Ujkani, Deliu , Iliri dhe farefisi Ulaj Redaksia e portalit Plava e Gucia Sot familjes ULAJ I shprehim ngushëllimet tona më tësinqerta
Lexo më shumë