Gjukanoviç: Nacionalizmi serbo-madh i është turr Malit të Zi, por do të thyejë dhëmbët

Gazeta serbe “B92” ka publikuar një artikull që e quan sulmi i ri i Gjukanoviçit ndaj Serbisë  ku ai thotë se “Nacionalizmi serbo-madh përsëri i është sul Malit të Zi, duke lexuar gabim porosit nga zgjedhjet e vitit të shkuar – por tek do të thyejë dhëmbët”, transmeton “Bota sot”.

Këtë e ka thënë mbrëmë presidenti malazez  Milo Gjukanoviç, ku shtoi se “Mali i Zi ka dëshmuar  se vlerat e vërteta mund të mbrohen edhe nga pozita e opozitës.

“Nacionalizmi serbo-madh në këtë vit theu dhëmbët në Malin e Zi, e tek tash do thyejë tërësisht” tha për “Gradske televiziju”, transmeton RTCG.

Në pyetjen si e ka përjetuar pritjen e kryeministrit malazez Krivokapiç në Serbi, Gjukanovip tha se bëhet fjalë për turpin “më të madh të nikoqirit se të mysafirit”.

“Kjo është mosrespektim i himnit, flamurit , gardës së nderit dhe vetë Serbisë. Të lejohet një akt i tillë i pritjes së shtetarit të lartë mysafir nga cilido vend , është një faul serioz”, konsideron Gjukanoviç.

Lidhur me situatën në regjion, ai shtoi se “të gjitha përkeqësimet e situatave politike apo të sigurisë, si dhe mbylljen e perspektivës evropiane në mënyrën më drastike thyhen përmes Bosnjës e Hercegovinës”.

“Janë lëshuar 26 vite për përmbushjen e marrëveshjes së Dejtonit dhe sigurimin e parakushteve për funksionalizimin e BeH”, tha Gjukanoviç.

Sipas tij “për shkak të shumë kompromiseve të bëra në dëm të Bosnjës edhe Hercegovinës” erdhi tek përtëritja dhe forcimi i nacionalizmit.

Ndërsa rreth mundësisë së luftës së re në BeH, ai tha se nuk përjashtohet asnjë skenar, aq më parë kur kihet parasysh “hovi i politikës shkatërruese ruse ndaj Ballkanit perëndimor”.

“Mendoj se ajo nuk është vetëm politikë shkatërruese por edhe auto-shkatërruese”, tha Gjukanoviç duke shtuar se procesi i zgjerimit të BE-së “do mbyll hapësirën për ndikimet malinje”.

“Këtu është duke ndodh luftë e madhe për promovimin e vlerave evropiane, kjo ka krijuar hapësirën për politika retrograde. Nëse projekti i nacionalizmit serbo-madh ka sukses, do të vijë te konfigurimet e reja”, tha Gjukanoviç.