Albin Kurti pret në takim nxënësit nga Ulqini

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar dje një takim me nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë “7 Shtatori” në Prishtinë dhe të Gjimnazit “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin, ku është diskutuar për rolin e arsimit në ndërlidhjen me tregun e punës, teknologjinë dhe proceset e digjitalizimit, shkruan Ekonomia Online, transmeton Ulqini Online. Kurti, përmes një postimi, ka bërë të ditur se bashkëbisedimi me nxënësit është fokusuar edhe në rëndësinë e shkëmbimit të përvojave ndërmjet shkollave ku mësohet në gjuhën shqipe, përfshirë edhe ato përtej kufijve.…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR

Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët, dashamirët dhe mbarë komunitetin se më datë 01 shkurt 2026, në moshën 79-vjeçare, u nda nga jeta e dashura jonë: Zarife (Balidemaj) Gjonbalaj E pamja hapet të premten, më 06 shkurt 2026, duke filluar nga ora 09:00, në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj. Varrimi i të ndjerës do të bëhet të njëjtën ditë në ora 14:00, në Vuthaj. Funerali niset nga Shtëpia e Kulturës Vuthaj. Të pikëlluar mbesin: djemtë Gania dhe Selimi, vajzat Hava, Zadja dhe Egzona, si dhe vëllazëria e gjerë Gjonbalaj.…

Lexo më shumë

Përvjetori i Fishtës i harruar në Shkodër

Gjergj Fishta(1871-1940) Përkujtimi i personalitetëve  të ndryshëm me rastin e përvjetoreve të tyre është obligim jo vetëm moral e profesional por edhe kombëtar nga ana e institucioneve lokale e shtetërore duke organizuar veprimtari të ndryshme kulturore e shkencore dhe inauguruar buste apo shtatore, duke dëshmuar nderim ndaj tyre si kudo në vendet e qytetëruara Nail  Draga Në fund të vitit të kaluar, pikërisht me 30 dhjetor janë mbushur 85 vjet kur është ndarë nga jeta Gjergj Fishta, i cili mbetet  një prej  personaliteteve të veçanta të letërsisë, gjuhësisë, publicistikes, meshtarisë, kulturës e…

Lexo më shumë

Një dokument i rrallë nga viti 1985: Apel i mërgatës shqiptare në SHBA për lirimin e mësueses Ajshe Gjonbalaj

Sot po sjellim për lexuesit e portalit Plava e Gucia Sot një dokument të rrallë dhe me vlerë të veçantë historike, të publikuar në New York në shkurt të vitit 1985, në kulmin e represionit të Jugosllavisë komuniste ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe viseve shqiptare nën administrimin e saj. Fjala është për një broshurë informuese dhe apel ndërkombëtar, të hartuar dhe shpërndarë nga organizata e mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “The Albanian Kosovar Youth in the Free World” (Rinia Kosovare Shqiptare në Botën e Lirë). Kush e…

Lexo më shumë

Gjenocidi në Bihor, Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Konferenca e Bujanit (1943–1944): një analizë kauzale e proceseve politike

Ky artikull shqyrton marrëdhënien shkak–pasojë ndërmjet gjenocidit ndaj popullsisë myslimane – shqiptare e boshnjake në Sanxhak, veçanërisht në Bihor në janar 1943, formimit të Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe mbajtjes së Konferenca e Bujanit.  Teza qendrore argumenton se Lidhja e Dytë e Prizrenit nuk përfaqësonte vetëm një projekt nacionalist shqiptar, por edhe një reagim politik të kushtëzuar nga dhuna gjenocidale dhe frika ekzistenciale e popullsisë myslimane, ndërsa Konferenca e Bujanit u shfaq si përpjekje e strukturave komuniste për të neutralizuar këtë mobilizim dhe për ta kanalizuar atë brenda diskursit antifashist jugosllav.…

Lexo më shumë